Falënderimi i takon Allahut, që për robërit e Tij ka obliguar adhurime të ndryshme dhe për të vetmin qëllim, për qëllimin kryesor për të cilin janë krijuar: adhurimin e Allahut të Lartësuar siç thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Suretu Edh-dharijat: 56)
Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin, të Dërguarin dhe robin më të mirë të Allahut, i cili ishte shembulli më i mirë për mbarë njerëzimin në adhurimin e Allahut deri në Ditën e Kiametit.
Nuk ka dyshim se namazi është shtylla kryesore e fesë dhe adhurimi më i dashur për Allahun nga robërit e Tij.
Ja disa këshilla se si të kryhet në mënyrën më të mirë me xhemat në xhami:
Është sunet që të dilet për në xhami me abdest, me frikë e respekt ndaj Allahut të Lartësuar duke u bazuar në fjalën e Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, i cili thotë në hadithin e tij: “Kur ta marrë ndokush prej jush abdest mirë, e pastaj niset për në xhami, mos të lidhë gishtërinjtë e duarve mes tyre sepse ai është në namaz (konsiderohet si të jetë në namaz). Dhe të thotë kur të dalë nga shtëpia e tij: ’’Bismil-lah, tevekkeltu ala-Allah ue la haule ue la kuvvete il-la bil-lah.”
Në gjuhen shqipe do të thotë: “Me emrin e Allahut, duke u mbështetur vetëm tek Allahu (po dal nga shtëpia); askush nuk mund ta ndërrojë vendimin e Allahut.” Si dhe duanë tjetër: “Allahumme inni e udhu bike en edil-le ev udal-le eu ezil-le eu uzal-le, eu adhli-me ev udhleme, eu exh-hele eu juxh-hele alejje”, që në gjuhën shqipe do të thotë: “O Allah! Kërkoj mbështetje tek Ti, që të mos i bëj të tjerët nga të humburit e të mos më bëjnë nga të humburit, që të mos i poshtëroj të tjerët e të mos më poshtërojnë mua, të mos bëj padrejtësi e të mos më bëhet padrejtësi, të mos i shpërfill të tjerët e të mos më shpërfillin mua!” Këto dy dua thuhen sapo të dalë nga shtëpia, kurse kjo dua thuhet gjatë shkuarjes së tij për në xhami: “Allahume xh’al fi kalbi nuren, ue fi lisani nuren, ue fi sem’i nuren, ue fi besari nuren, ue min fov-vki nuren, ue min tahti nuren, ue an jemini nuren, ue an shimali nuren, ue min emami nuren, ue min halfi nuren, ue-xh’al fi nefsi nuren, ue a’dhim li nuren, ue a’dhim li nuren, ue-xh’al-li nuren, ue-xh’al-li nuren. Allahume aëtini nuren, ue xh’al fi asabi nuren, ue fi lahmi nuren, ue fi demi nuren ue fi sha’ri nuren ue fi besheri nuren.” Në gjuhen shqipe do të thotë: “O Zoti im, më jep dritë në zemrën time, në gjuhën time, në të dëgjuarit tim, në të parët tim, më bëj dritë përmbi mua edhe nën mua, nga ana ime e djathtë dhe nga ana ime e majtë, para dhe prapa, më bëj dritë në veten time, ma madhështo mua dritën dhe ma zmadho mua dritën, më jep mua dritë dhe më ndriço! O Zoti im, më jep mua dritë, m’i ndriço venat e mia, ma ndriço mishin tim, gjakun tim, m’i ndriço flokët dhe lëkurën time!” (Buhariu dhe Muslimi)
Gjatë ecjes për në xhami mos të shpejtojë, por të ecë. Bazuar në hadithin që transmeton imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë: “Kur të dëgjoni kiametin, mos shpejtoni. Çka të mbërrini nga namazi, faleni (me imam) e çka t’ju kalojë, plotësojeni.”Gjatë ecjes për në xhami të ecet me hapa më të vegjël (me qëllim që të bëjë sa më shumë hapa për në xhami), bazuar në hadithin e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem: “A doni t’ju udhëzoj te një vepër me të cilën Allahu i shlyen mëkatet dhe i ngre gradët?” Thanë: “Si jo, o i Dërguari i Allahut.” Tha: “Përkryerja e abdesit në vështirësi, hapat e shumtë për në xhami dhe pritja prej namazit në namaz, kjo është qëndrueshmëria e vërtetë e xhihadit (e përsëriti dy herë).” Muslimi dhe Maliku.
E kur të mbërrijë në xhami është sunet që në xhami të hyjë me këmbën e djathtë e të thotë këtë dua: “Bismil-lah ue-salatu ue-selam ala Resulil-lah” (Me emrin e Allahut (po hyj në xhami). Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij).
“Eudhu bil-lahil-adhim ueb i vexhhihil-kerim ue sultanihil-kadim minesh-shjtani r-raxhim”. ( Kërkoj mbështetje tek Allahu i Madhëruar, te Fytyrëndrituri, te Sunduesi i përhershëm, që të më ruajë prej (cytjeve) të shejtanit të mallkuar).
Edhe këtë dua: “Allahumme-ftah li ebuabe rahmetik” (O Zoti im! M’i hap dyert e mëshirës Sate).
Pasi të hyjë në xhami nuk ulet derisa t’i falë dy rekate, bazuar në hadithin e Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i cili thotë: “Kur të hyjë ndonjëri prej jush në xhami, mos të ulet derisa nuk i ka falur dy rekate.” (Ky hadith është i shkallës më të saktë që transmeton Buhariu). Gjatë pritjes së namazit angazhohet me dhikër e dua apo hesht dhe nuk merret me biseda të kësaj bote. Nëse ai i përmbahet kësaj që thamë, ai është në namaz dhe melaiket i kërkojnë falje Allahut për të duke thënë: “Allahume-gfir lhu uerha-mhu”. (O Allah, fale! O Allah, mëshiroje), përderisa nuk i pengon të tjerët dhe përderisa nuk e prish abdestin.)
E kur të dalë nga xhamia, së pari del me këmbën e majtë dhe thotë këtë dua: “Bismil-lah ue-salatu ue-selam ala Resulil-lah. Allahumme inni es-elukemin fadlike, Allahumme a’smni minesh-shejtanirr-rraxhim.” (Me emrin e Allahut (po dal nga xhamia). Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Allahut!) O Zoti im! Të lutem vetëm Ty, që të më falësh nga mirësitë e Tua të pashtershme. O Zoti im! Më ruaj nga shejtani i mallkuar.”
O Zoti ynë, na bëj që ta kuptojmë sa më mirë fenë tonë dhe ta praktikojmë atë që mësojmë!
Përgatiti: Hevzi Kadriu