Këshilla mbi namazin
1. Përpiqu që t’i përgjigjesh thirrjes për namaz [ezanit], përsërit me myezinin ashtu siç ka ardhur në Sunetin e Pejgamberit alejhi selam; po pate mundësi që nga ky obligim mos të të pengojë asnjë punë, vepër dhe adhurim [ibadet] tjetër deri në mbarim të ezanit! 2. Dërgo përshëndetje [salavate] mbi Pejgamberin [alejhisselam] pas thirrjes së ezanit, lute Allahun e Madhëruar me lutjen [duan] përkatëse!1 3. Mos dil nga xhamia pas thirrjes së ezanit, përveç nëse të obligon nevoja për ndonjë arsye të justifikueshme! 4. Nëse nuk je në xhami, atëherë thirre ezanin personalisht! 5. Ikametin thuaje për çdo namaz të obliguar [para çdo farzi]! 6. Në mes ezanit dhe ikametit, lute Allahun e Madhërishëm për veten dhe mbarë muslimanët që t’u plotësojë nevojat e kësaj bote dhe të ahiretit! 7. Ndihmoji njerëzit në ndërtimin e xhamive në ato vende ku janë të nevojshme, si dhe përkrahi ata moralisht dhe materialisht! 8. Nderoji xhamitë dhe kur të hysh në to hyr me këmbën e djathtë, mirëmbaji ato nga papastërtia, tregohu i sjellshëm në to, shmangu fjalëve të pahijshme, vrapimit, qeshjes si dhe zhurmës dhe kur të mbarosh së faluri, dil me këmbën e majtë! 9. Mos pështyj në oborrin e xhamisë e as në drejtim të kibles, mirëpo pështyj në shami apo diçka të ngjashme me të; atë që të ka humbur mos e kërko në të në mënyrë që mos t’i ulësh nderin xhamisë! 10. Praktikoje faljen e namazit në xhami, me kohë dhe me xhemat, e veçmas namazin e jacisë dhe atë të sabahut! 11. Mos e shtyj kohën e namazit për më vonë! 12. Mos fal namaz pas sabahut e as pas namazit të ikindisë, përveç namazeve që posedojnë arsye, si f.v namazi qe falët për nder të xhamisë (tehij-jetul mesxhid)! 13. Pas namazit të sabahut dhe ikindisë, qëndro në faltore (musal-la)! 14. Insisto që gjatë kohës së lirë të qëndrosh (I’tikaf) në xhami duke bërë (ibadet) adhurim Allahut të Madhëruar! 15. Mos ha ushqime me erëra të pakëndshme, si: hudhra, qepë, si dhe mos pi cigare për arsye se erërat e tilla i shqetësojnë muslimanët! 16. Urdhëroje familjen tënde ta falë namazin sepse vërtet namazi është prej shtyllave më të rëndësishme të besimit islam! 17. Këshilloje gruan që namazin ta falë në shtëpi! 18. Urdhëroji fëmijët tuaj që ta falin (kryejnë) namazin duke filluar nga mosha shtatëvjeçare dhe në rast se ata e braktisin këtë obligim, atëherë rrihi nga pak kur të kenë mbushur dhjetë vjeç, prandaj mos e merr si të lehtë, se për këtë do të jesh përgjegjës ditën e llogarisë! 19. Shpjegoja familjes dhe njerëzve të tjerë vlerën e namazeve të obliguara si dhe dënimin që do të vuajnë lënësit e namazit! 20. Kushtoji rëndësi të madhe që t’i falesh sunetet (para dhe pas farzeve) dhe nëse ke mundësi që rregullisht t’i falësh edhe sunetet e forta dhe jo të forta! 21. Namazet nafile (namaze vullnetare) fali në shtëpi! 22. Rregullisht fale namazin e duhasë ([2]), së paku dy rekate, dhe me së miri do të kishte qenë që t’i falesh tetë rekate! 23. Përpiqu që t’i këndosh lutjet (të bësh dhikër) pas namazeve të obliguara! 24. Përgatitu për faljen e namazit të natës, duke qenë i përmbajtur ndaj kësaj bote, ngrënies së tepërt, lakmisë. Praktikoje gjumin pas drekës (një sy gjumë ngase kjo të ndihmon për ngritjen në mesnatë)! 25. Praktikoje këndimin e lutjeve (duave) para fjetjes si dhe pasi të zgjohesh! 26. Fli duke qenë i pastër, me gjuhë të lagur nga të përmendurit e Allahut si dhe me nijet për t’u ngritur në mesnatë për namaz të natës (kijamul-lejl)! 27. Namazin e natës fale rregullisht, mos harro që për këtë namaz ta zgjosh gruan, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes! 28. Fal namaz me rastin e errësimit të diellit dhe hënës (salatul kusufi, salatul husufi)!3 30. Fale namazin e istihares për çdo çështje që ka rëndësi si dhe këndoje lutjen (duan) të cilën i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka preferuar për këtë namaz! 31. Praktikoje faljen e namazit me xhematë! 32. Bëhu i përpiktë në rreshtimin e safave, ngushtimin dhe ngjeshjen në mes të xhematit si dhe plotësimin e zbrazëtirave në mes tyre! 33. Shpejto që namazin ta falësh në rendin (safin) e parë duke mos shtyrë askënd në xhami! 34. Praktikoje rregullisht lutjen (duan) hyrëse të namazit (subhaneken); në përfundim të leximit të EL-FATIHA-s, thuaj pas Imamit “Amin”, lexoji edhkaret (lutjet) e rukusë dhe sexhdes! 35. Kushtoji rëndësi kryerjes së rukusë; sexhdes, qëndrimit pas uljes si dhe qëndrimit në mes dy sexhdeve, të gjitha këto duhen kryer duke qenë i qetë dhe jo me ngut! 36. Mos kalo pranë atij që është duke u falur! Nëse falesh në një vend ku aty kalojnë njerëzit, atëherë para teje vë diçka (sutre) që të të mbrojë nga mosprishja e namazit!
Përktheu: Mr Fehim Dragusha 1Allahumme rabbe hádhihi ed-da’vetit-támmeh, vessalátil káimeh, áti Muhammedenil vesÃlete, vel fadÃlete, veb’ath-hu mekámen mahmuden el-ledhi vead’tehu, (inneke la tuhliful mÃád), Perkthimi: O Allahu im, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i namazit që do të falet, jepi Muhammedit ndermjetësimin dhe nderimin, ngrije atë ne vendin e lavdishëm të cilin ia ke premtuar. Transmeton Buhariu 1/152, (me të vertetë Ti nuk e thyen premtimin) Këtë shtojcë të hadithit e transmrton Bejhekiu 1/410. Dijetari Abdul Aziz bin Baz senedin e këtij hadithi e ka bërë të mirë (hasen) (Tuhfetul Ahjar, faqe 38). 2Ky namaz falet para namazit të drekës, d.t.th. namazi i duhasë falet prej se të ngrihet dielli nga horizonit sa një shtizë, domthënë 30 deri 45 minuta pas lindjes së diellit,. Për ata që nuk kanë praktikuar këtë namaz, i këshilloj që t’i falin nga dy rekate, deri në tetë rekate, kjo është maksimumi. Rreth vlerës së këtij namazi kanë ardhur shumë hadithe, siç vijojnë: Pejgamberi alejhisselam thotë: “Pendimtar i madh është ai që fal namazin e duhasë”. (Transmeton Tabreaniu, hadithi është hasen), gjithashtu edhe në një hadith tjetër Ebu Derdaja radijallahu anhu thotë se Pejgamberi alejhisselam ka thënë: “Kush i fal dy rekate namaz të duhasë, nuk është gafil, (neglizhent), kush i fal katër rekate, është adhurues, kush i fal gjashtë rekate, i mjaftojnë atë ditë dhe kush i falë tetë, është prej të devotshmëve…” (Hadithi është hasen, transmeton Taberaniu) |