12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Supë me limon dhe vezë, më e mira që keni ngrënë ndonjëherë

Më të lexuarat

Një supë e lehtë në përgatitje dhe shumë e ushqyeshme, sidomos për fëmijët. Mund ta gatuani për drekë apo për darkë, sipas dëshirës. Do t’ju shijojë pa masë.

Përbërësit:
4 gota lëng pule
2 lugë gjelle makarona orzo
2 lugë gjelle lëng limoni
½ gotë gjethe majdanozi të grirë
1 vezë
Kripë
Piper

Përgatitja:
Hidhni lëngun e pulës në një enë të madhe dhe vendoseni në zjarr të nxehet. Shtoni makaronat dhe ziejini për 11 minuta.
Largojeni përzierjen nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit sëbashku me majdanozin e grirë. Spërkatini me pak kripë dhe piper.
Merrni pak lëng nga supa dhe hidheni në një tas të vogël. Shtoni vezën dhe rriheni mirë. Hidheni përzierjen te supa dhe shërbejeni menjëherë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit