-3.4 C
Pristina
Saturday, January 18, 2025

Arabia Saudite solidarizohet me Turqinë në përvjetorin e parë të 15 Korrikut

Më të lexuarat

“Turqia sot po shënon përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti. Kjo ngjarje përfaqëson një situatë të veçantë mbresëlënëse dhe përcaktuese në ndërgjegjen e popullit turk”

STAMBOLL (AA) – Ambasadori i Arabisë Saudite në Ankara, Velid bin Abdulkerim el-Hirejxhi, ka theksuar se vendi i tij ndodhet në solidarizim me Turqinë në përvjetorin e parë të tentativës së dështuar për grusht shteti ndërmarrë më 15 korrik 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim me rastin e 15 Korrikut, Ditës Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, Hirejxhi ka shprehur vlerësime për popullin turk që u pozicionua pranë drejtuesve të tij dhe që doli kundër çdo gjëje që kishte në objektiv sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

“Në historinë e popujve ndodhin ngjarje jetësore që kthehen në pika kthese të rëndësishme. Edhe tentativa e dështuar për grusht shteti e përjetuar vitin e kaluar në Turqi më 15 korrik është njëra prej këtyre”, është shprehur Hirejxhi.

Ndër të tjera ai ka vlerësuar se “Turqia sot po shënon përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti. Kjo ngjarje përfaqëson një situatë të veçantë mbresëlënëse dhe përcaktuese në ndërgjegjen e popullit turk i cili provoi se është shumë i vetëdijshëm duke kundërshtuar në mënyrë të fortë si një trup i vetëm dhe duke u pozicionuar pranë liderëve të tij, kundër atyre që synonin sigurinë dhe stabilitetin.”

Hirejxhi është shprehur më tej se populli turk i doli në mbrojtje institucioneve të tij, mbrojti stabilitetin politik, kuptoi se ishte përballë një sfide të madhe që qeveria e Ankarasë duhet ta zgjidhte me vendosmëri dhe mençuri, duke shtuar se vendosi ta çojë në një fazë të re vendin duke patur parasysh interesat e popullit.

Duke cekur edhe kalimin në sistemin qeverisës presidencial në Turqi Hirejxhi ka nënvizuar se procesi i tranzionit i përjetuar aktualisht në vend është një pikë kthese në historinë e Turqisë dhe se duhet të tregohen përpjekje të përbashkëta që vendi të qëndrojë i palëkundur përballë sfidave, dhe të tejkalojë vështirësitë.

Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet e jashtme të Turqisë Hirejxhi ka vënë në dukje se mbartin një rëndësi të madhe marrëdhëniet e Ankarasë me vendet e rajonit, kryesisht vendet islame, vendet fqinje që kanë marrëdhënie historike me partneritet fetar dhe kulturor.

Pasi është shprehur se vendi i tij është në krye të vendeve që i kushtojnë rëndësi forcimit të marrëdhënieve me Turqinë, dhe që është i mendimit se të gjithë në botën islame janë në solidarizim me popullin turk për shkak të tentativës për grusht shteti, Hirejxhi ka uruar që Turqia të jetë një vend, në paqe dhe mirëqenie dhe të qëndrojë e fortë përballë përpjekjeve që synojnë të dobësojnë shtetin dhe të tronditin sigurinë dhe stabilitetin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit