0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pandeli Majko në protestën kundër Iranit

Më të lexuarat

Regjimi i Ajatollahut nuk do të arrijë të festojë 40-vjetorin në pushtet, por do të rrëzohet brenda vitit 2019. Me këto fjalë, zv.Sekretari i Shtetit për çështjet e armatimit, John Bolton iu drejtua mijëra të pranishmëve në takimin më të rëndësishëm të opozitës iraniane, që po zhvillohet në Paris.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin dhjetëra delegacione nga e gjithë bota, përfshi edhe Arabinë Saudite, e cila e ka kundërshtuar ashpër marrëveshje SHBA-Iran të administratës “Obama”. Edhe Shqipëria ishte e pranishme në këtë takim, me delegacionin e saj të drejtuar nga Pandeli Majko. Ish-kryeministri shqiptar njihet për lidhjet e afërta që ka ma muxhahedinët, grupimi ish-terrorist i vendosur në Shqipëri, që sot konsiderohet opozita reale e regjimit të Iranit. 
Historia ka provuar se, kur Shtetet e Bashkuara premtojnë diçka, i shkojnë deri në fund. Mbetet për t’u parë nëse historia do të vijojë edhe për regjimin e Ajatollahut.
Mitingu i këtij viti në Paris, i quajtur “Irani i lirë” nga organizatorët, sigurisht që është zhvilluar në një mjedis të ri për disidentët iranianë që jetojnë në Perëndim. Mesazhi i dhënë në këtë mbledhje ka pasur një impakt të gjerë mbi politikën e vendeve perëndimore ndaj Iranit, më të madh se ç’ka ndodhur në ngjarje të ngjashme të së kaluarës.
E teksa bota po kupton se regjimi i ajatollahëve iranianë nuk mund të tolerohet në ditët e sotme, disidentët iranianë të mbledhur në këtë konventë kanë planifikuar vendosjen e një politike për ndryshimin e regjimit në axhendat e të gjitha vendeve perëndimore.
Si çdo vit në këtë periudhë, me ftesë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, me seli në Paris, dhjetëra mijëra simpatizantë mblidhen për të shprehur mbështetjen e tyre për çlirimin e Iranit. Përgjatë viteve, kjo ngjarje ka tërhequr vëmendje të madhe nga mediet perëndimore, pasi aty marrin pjesë zyrtarë të rangjeve të larta dhe personalitete të shquara në mbështetje të saj. Këtë vit, mes tyre shihje Rudy Giulianin, Howard Dean, John Bolton, Newt Gingrich, Tom Ridge, etj.
Gjithashtu përgjatë viteve është ngritur një pyetje mbi atë që rezulton të jetë dilema më e madhe ndërkombëtare: si të përballemi me sjelljen mashtruese të regjimit iranian? Përgjigjja nga diaspora iraniane është një dhe e vetme: ndryshim regjimi!
Për afro 4 dekada, politika zyrtare e Perëndimit ka qenë e butë, në mënyrë që të mund të siguroheshin përfitime ekonomike. Disa prej mbrojtësve të kësaj ideje arsyetonin se, marrëdhëniet ekonomike do t’i zbrisnin me këmbë në tokë ajatollahët, ndërkohë që për Perëndimin do të siguroheshin avantazhe ekonomike. Por gjatë kësaj kohe, pasi ajatollahët ngritën regjimin teokratik në Iran, ende nuk janë vërejtur qëndrime të moderuara, ndërsa regjimi vijon të angazhohet me sjelljen e saj brutale ndaj vet popullit të tij, por edhe ndaj vendeve të tjera në Lindjen e Mesme, duke mbështetur terrorizmin dhe duke vijuar me zhvillimin e armëve bërthamore dhe raketave balistike, si mënyrë për të kërcënuar pjesën tjetër të botës, që ta detyrojë të heshtë.
Në vitin 1988, pas fundit të luftës mes Iranit dhe Irakut, një dekret fetar i lëshuar nga Ajatollahu Ruhollah Khomeini bënte thirrje për ekzekutimin e çdo anëtari dhe mbështetësi të MEK-ut, një lëvizje që shkaktoi një masakër brutale ndaj mbi 30 mijë të burgosurve politikë në Iran.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit