1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dialogu me vajzën e zbuluar

Më të lexuarat

– Nëse një vajzë apo grua e zbuluar thotë: “Unë e dua Allahun dhe kjo më mjafton”. Atëherë ne i themi asaj: Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. [Kur’an: 3:31]

– Nëse ajo thotë: “S’mund ta duroj hixhabin në këtë vapë të verës”. Atëherë, ne i themi asaj: Thuaj: “Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë!” Veç sikur ta kuptonit! [Kur’an: 9:81]

– Nëse ajo thotë: “Të jesh e zbuluar nuk është problem i madh”. Atëherë, ne i themi asaj: Ju këtë e merrni për gjë të lehtë, por para Allahut kjo është një shkelje e madhe. [Kur’an: 24:15]

– Nëse ajo thotë: “Jam ende e re, do të mbulohem kur të rritem”. Atëherë, ne i themi asaj: “Vdekja nuk njeh të re apo të vjetër.”

– Nëse ajo thotë: “E gjithë shoqëria është kështu”. Atëherë, ne i themi asaj: Kjo, për Zotin, është thënia më e shëmtuar e banorëve të zjarrit, siç ceket në Kur’an: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre”. [Kur’an: 43:23]

– Nëse ajo thotë: “Do të mbulohem kur të martohem”. Atëherë, ne i themi asaj se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin për të, ka thënë: “Robi mund të privohet nga rizku (furnizimi) për shkak të ndonjë mëkati që ka bërë”. Kështu që, edhe ty mund të të privojë Allahu nga martesa.

– Nëse ajo thotë: “Burri im nuk pranon që unë ta vë hixhabin”. Atëherë, ne i themi asaj se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin për të, ka thënë: “S’ka bindje ndaj krijesës, duke i bërë mëkat Krijuesit.”

– Nëse ajo thotë: “Mjafton të kesh zemër të pastër.” Atëherë, ne i themi asaj: Nëse zemra është e pastër, atëherë edhe gjymtyrët drejtohen, sepse i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin për të, ka thënë: “Në trupin e njeriut ekziston një copë mishi (një organ), po qe se ajo është në rregull, i tërë trupi do të jetë në rregull, mirëpo nëse ajo është e prishur, i tërë trupi do të jetë i prishur. Kjo copë mishi është zemra.”

Përktheu nga arabishtja: Jusuf Kastrati – Shembulli.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit