1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

93% e punëdhënësve kërkojnë që të përfshini aftësitë soft në CV-në tuaj – ja 8 më të kërkuarat

Më të lexuarat

Kur aplikoni për një vend pune, ka shumë mënyra për të optimizuar CV-në tuaj. Ju mund të kontrolloni listën e kualifikimeve të nevojshme për të kuptuar se cilat janë prioritetet e punëdhënësit për sa i përket eksperiencës, dhe të siguroheni që të evidentoni aspektet më të rëndësishme për ta.

Ju mund të përfshini çdo arritje të madhe në CV-në tuaj, si për shembull tejkalimi i objektivave të shitjeve. Gjithashtu, ju mund të vendosni edhe një link për në profilin tuaj në LinkedIn.

Një grup ekspertësh të karrierës thonë se është thelbësore që të përfshini në CV edhe aftësitë tuaja soft.

Një shumicë dërrmuese e punëdhënësve – plot 93% e tyre – thonë se “aftësitë soft luajnë një rol kritik në vendimin e tyre për të përcaktuar se kë do të punësojnë”, tha Ian Siegel, bashkëthemelues dhe CEO i ZipRecruiter, në raportin e fundit të kompanisë, The Job Market Outlook for Grads.

Aftësitë soft përfshijnë një gamë të gjerë kompetencash. “Unë do të thoja që, në përgjithësi, komunikimi është një ndër aftësitë kryesore për momentin, duke marrë parasysh që njerëzit po punojnë në situata shumë të ndryshme, në ambiente hibride,” thotë Kristin Kelley, drejtuesja e marketingut në CareerBuilder.

ZipRecruiter ka identifikuar disa nga aftësitë soft më të kërkuara në faqen e tyre në internet. Këtu janë aftësitë kryesore të kësaj liste, duke përfshirë edhe numrin e njoftimeve të punëve në këtë faqe interneti ku kërkohet secila prej këtyre aftësive.

Komunikimi

Numri i vendeve të punës që kërkojnë këtë aftësi: 6.1 milion

Shërbimi ndaj klientit

Numri i vendeve të punës që kërkojnë këtë aftësi: 5.5 milion

Skedulimi

Numri i vendeve të punës që kërkojnë këtë aftësi: 5 milion

Menaxhimi i kohës

Numri i vendeve të punës që kërkojnë këtë aftësi: 3.6 milion

Menaxhimi i projekteve

Numri i vendeve të punës që kërkojnë këtë aftësi: 2.8 milionë

Të menduarit analitik

Numri i vendeve të punës që kërkojnë këtë aftësi: 2.7 milion

Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur

Numri i vendeve të punës që kërkojnë këtë aftësi: 2 milion

Fleksibiliteti

Numri i vendeve të punës që kërkojnë këtë aftësi: 1.3 milion

Kur bëhet fjalë për rëndësinë e komunikimit, siç thotë Kelley, kjo ka ardhur pjesërisht për shkak të modeleve të reja të punës në distancë dhe asaj hibride, të cilat mbështeten më së shumti te teknologjia. “Mënyra se si i përgjigjeni dikujt që ju ka dërguar një email” ka shumë rëndësi, thotë ajo. “Duhet t’i përgjigjeni atyre zyrtarisht brenda 24 orëve.”

Rëndësia e komunikimit është gjithashtu rezultat i iniciativave të fundit për diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në shumë kompani të ndryshme.

“Për të qenë një punëdhënës që mbështet diversitetin dhe gjithëpërfshirjen,” thotë Georgene Huang, bashkëthemeluese dhe CEO e Fairygodboss, “do t’ju duhet të punoni me të gjitha llojet e ndryshme të njerëzve, që do të thotë se duhet të jeni në gjendje të komunikoni në mënyrë efektive me persona shumë të ndryshëm.”

Kur flitet për skedulimin dhe menaxhimin e kohës, “pavarësisht pozicionit që keni, nëse nuk mund ta organizoni kohën tuaj”, nuk mund të jeni efektiv, thotë ajo.

Së fundi, në lidhje me fleksibilitetin, “njerëzit duhet të jenë në gjendje të kthehen majtas, të kthehen djathtas, të bashkohen në një takim online në Zoom, të menaxhojnë mesazhet e menjëhershme që vijnë,” thotë Kelley.

Kërkesat për të qenë në gjendje që të kryeni shumë detyra njëherësh (multitasking) dhe të ndërroni në çast gjënë që po bëni janë rritur së tepërmi që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që shumë njerëz vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

Përfshini në CV aftësitë tuaja soft, duke dhënë shembuj konkretë se si i keni përdorur ato dhe si ju kanë ndihmuar në karrierën tuaj./CNBC/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit