Dy persona u vranë, përfshirë një polic dhe shtatë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë që kishte për qëllim të godiste një stacion policor në Stamboll, njoftuan mediat turke, duke cituar burimet policore.
Sipas rrjetit televiziv Al Alam, shpërthimi ishte shkaktuar nga terroristët vetëvrasës në stacionin policor të lagjes Sulltan Gazi. Sipas dëshmitarëve okularë një vetëvrasës me bombë kishte planifikuar të shpërthente një bombë në stacionin e policisë. Grupi “”Kombi i lirë” e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm me bombë. Sipas informacioneve këtë grup e përbëjnë marksistët dhe turqit ekstremist të cilët që nga viti 1976 kanë kryer dhjetëra operacione kundër zyrtarëve turq. Ndërkaq, Dyzet e dy anëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit u vranë në tri ditët e fundit në përleshjet në jug lindje të vendit.