11.6 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Myslimanët e Ruhingias kërkojnë prezencën e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Mianmar

Më të lexuarat

Aktivistët politikë myslimanë të Ruhingias kanë kërkuar prezencën e vëzhguesve ndërkombëtar dhe forcave paqeruajtëse të OKB-s në perëndim të Mianmarit.
Agjencia informative Fars ka njoftuar se aktivistët politik të Ruhingias kanë kërkuar nga OKB që sa më shpejt të dërgoj forcat paqeruajtëse dhe vëzhguesit ndërkombëtar në rajonet perëndimore të Mianmarit. Pas vazhdimit të dhunës kundër myslimanëve të Mianmarit në rajonet perëndimore të këtij vendi e cila ka filluar që nga muaji qershor deri me tani janë vrarë qindra persona dhe mbi 200 mijë banorë kanë mbetur pa shtëpi. Ky konflikt pas një ndërprerje disa kohësh, ka filluar përsëri në fund të muajit tetor ku si pasoj kësaj dhune janë vrarë mbi 300 banorë myslimanë të këtyre rajoneve. Navi Pilaj, komisione i lartë për të drejta të njeriut në OKB, të premtën duke vënë në dukje shpërnguljen me dhunë të mbi 110 mijë myslimanëve të Ruhingias, ka kërkuar nga qeveria e Mianmarit që të siguroi vendstrehim për të shpërngulurit. Vlen të theksohet se pas konflikteve të dhunshme kundër myslimanëve në provincën Rahin, në perëndim të Mianmarit, qindra myslimanë të Ruhingias të shpërngulur nga vatrat e tyre, kanë arritur në kufi të Bangladeshit, por forcat kufitare të Bangladeshit nuk kanë lejuar që ata të hynë në këtë vend. Funksionarët e Bangladeshit pohojnë se nuk mund t’i pranojnë personat e shpërngulur nga Mianmari. Supozohet se rreth 800 mijë myslimanë jetojnë në provincën Rahin, mirëpo qeveria e Mianmarit atyre nuk ua njeh të drejtën zyrtare për të qenë qytetarë të këtij vendi prandaj në këtë mënyrë ata nuk gëzojnë kurrfarë të drejta qytetare në Mianmar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit