1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

9 të famshmit amerikan që ju ndoshta se keni ditur që janë mysliman

Më të lexuarat

Në fushat sportive dhe në ceremoni të ndarjeve të çmimeve, është e zakonshme të dëgjohen njerëzit duke falënderuar Zotin. Falënderimi ndaj Allahut është i dëgjuar më rrallë.

Megjithatë, ka më tepër se 2.5 milionë myslimanë amerikanë, që e bëjnë Islamin fenë e tretë më të përhapur ne SHBA.

Derisa myslimanët llogariten si 0.8% e popullsisë, ata që nga sulmet e 11 shtatorit,13 vite më parë,janë përballur me një rritje të konsiderueshme të diskriminimit dhe paragjykimit. Me lindjen e grupeve si Shteti Islamik,të cilët tentojnë të promovojnë ekstremizëm të dhunshëm, këtij trendi të  diskriminimit nuk i shihet fundi.

 

Një hulumtim i fundit raporton se 62% të amerikanëve personalisht nuk njohin ndonjë mysliman, andaj ja ku është një listë të 9 myslimanëve amerikanë të cilët sigurisht do t’i njihni.

Dr. Oz

dr. mehmet oz doctor

 

Dr. Mehmet Oz ,prezantuesi i ‘The Dr Oz Show’, nënkryetar dhe profesor i kirurgjisë në Universitetin Kolumbian, ishte i lindur në Ohajo, nga prindër turq. Familja e nënës ishte fuqishëm sekulare ndërsa familja e babait e trajtonte Islamin si pjesë qendrore e jetës së tyre. Dr. Oz tha se është munduar me kuptimin e religjionit por përshkruan besimin e tij si një formë mistike e Islamit,ngushtë e lidhur me Sufizmin.

 

Shaquille O’Neal 

Shaquille O'Neal Linkedin

 

O’Neal rrallë publikisht ka folur për të qenurit mysliman,por në 2010 ai deklaroi se ka për qëllim të realizojë peligrinazhin islamik të njohur si Haxhxhi në Meka të Arabisë Saudite. Qeveria Arabike ndalon të gjithë jomyslimanët nga vizitimi i Mekkës.

 

Fareed Zakaria 

Fareed Zakaria

 

Gazetari me origjinë hinduse, Zakaria, prezanton emisionin e vet në CNN, është redaktor në magazinën Times, si dhe shkruan kolumna mbi çështjet e botës në Washington Post. Zakaria është rritur nga prindër myslimanë, edhe pse ka deklaruar se nuk e konsideron veten si person religjioz.

 

Ellen Burstyn

ellen burstyn

 

 

Burstyn, aktore që ka fituar çmimin Emmy, mendohet të ndjekë një formë të sufizmit islamik,raporton The Wall Street Journal. Burstyn,e njohur për rolet e saja në ‘The Exorcist’, ‘Requiem for a Dream’, dhe ‘Political Animals’ thote se beson në aspektet e ndryshme që ofrojnë religjionet më të mëdha.

Aasif Mandvi

Aasif Mandvi

 

Mandvi,një aktor dhe komedian, është më i njohur për rolin e tij si korrespondent në ‘The Daily Show’. Mandei ishte i lindur në Indi dhe kaloi kohën më të madhe të fëmijërisë në Mbretërinë e Bashkuar para se familja e tij përfundimisht të zhvendoset në Tampa të Floridas. Mandei deklaroi për ‘Tampa Bay Times’ se ‘Eksperienca ime në ‘The Daily Show’ është ajo se… ndonjëherë në jetë merr atë që dëshiron, por në një mënyrë të cilën asnjëherë nuk e prisje.

‘Është një kohë e rëndësishme për të deklaruar mysliman amerikan, një i zi,si një emigrant. E ndjej se shumë prej punës sime është në hulumtimin e kësaj ndarjeje mes kulturave… Dua të vazhdoj të kontribuoj në ndërtimin e urës mes tyre.’- tha ai.

Akon

AkonGetty Images / Leonard Adam

 

I vet-deklaruari ‘njeriu spiritual’, reperi Akon ka qëndisur besimet e tija në muzikën që bënë. Në këngën e tij ‘Senegal’ ,ai thote ‘Dhe çka di ti se Zoti vjen i Pari në jetët tona, çdo gjë që bëjmë e bëjmë për Allah.’

 

Dave Chappelle 

dave chappelle

 

Komediani Chappelle ka folur për besimin e tij në disa raste, por sikur turpërohet të flasë shumë për të qenurit mysliman.

‘Normalisht nuk flas publikisht për religjionin tim sepse nuk dua që njerëzit të më lidhin mua dhe të metat e mia me këtë gjë te bukur’- deklaroi ai për Magazinin Times në vitin 2005.

Në një intervistë të mëvonshme, komediani tha se një rrugëtim në Afrikë ka kristalizuar besimin e tij. ‘Unë jam mysliman-unë nuk e praktikoj Islamin në mënyrën siç një mysliman i mirë duhet ta praktikojë,por besoj në shtyllat e tij!’- tha Chappelle.

Ice Cube

Ice Cube

 

Reperi Ice Cube u konvertua ne Islam në vitet e ’90. I lindur dhe rritur ne Los Angeles, Ice Cube tha: ‘Arsyeja që unë e konsideroj veten mysliman natyral është ajo që jam vetëm unë dhe Zoti. E dini,të shkuarit në xhami, ritet dhe traditat, nuk janë në mua për ti bërë. Andaj nuk i bëj.’

 

T-Pain 

t-pain business insider interview

 

Reperi fitues i çmimit Grammy, T-Pain, u lindë si Faheem Rasheed Najm (Fehim Rashid Nexhm) dhe u rritë në Tallahassee të Floridas.

Ai thotë se shumë njerëz nuk janë të vetdijshëm se ai ishtë rritur si mysliman. ‘Njerëzit as nuk e dinë. Unë, Busta Rhymes, Lupe Fiasco,-ata nuk e dinë se ne jemi myslimanë. Njerëzit mendojnë se po të jesh mysliman duhet të kesh turban ose mjekër. Është budallaki’- tha T Pain.

Sidoqoftë, T Pain ka shprehur besime në shumë aspekte të shumë religjioneve dhe gjithashtu ka thënë se nuk i pëlqen që religjioni i ndanë njerëzit./KOHAISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit