2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

9 propozime për muajin e Ramazanit drejtuar vëllezërve hoxhallarë dhe thirrësa – Bekir Halimi

Më të lexuarat

Propozim për Ramazan
1- Derset të jenë para sabahut, pas dreke, pas iqindije dhe pas jacije
2- Derset të jenë të shkurta, maksimum 20-25 min
3- Derset të shperndahen edhe si fletushka, së paku rezymen.
4- Një hoxhe në xhamin e tij mundet me i mbajt edhe dy apo tre derse të ketilla, psh: një pas dreke, një pas iqindije dhe një para jacije (teravije) ose një para sabahut, një pas dreke (ose pas iqindije) edhe një para teravije.
Allahu e di më së miri!
5- Në Ramazan duhet tu jipet haku xhamiave ku sherbejmë, e jo të lihen ato për të shkuar nëpër iftare e aktivitete tjera duke lënë xhaminë pas dore.
6- Çdo xhami mund dhe duhet të bëj një, dy ose tre iftare me xhematin e xhamisë. Më e mira e këtyre organizimeve është që këto të bëhen në xhami, por edhe në ambiente të jashtme afër xhamisë është e pranueshme.
7- Aktivitete me Kuran dhe në lidhje me Kuranin, këto aktivitete duhet të bëhen me xhematin moshë-rritur por edhe me fëmijë edhe gra.
Lëvizja e trupave, shpirtave dhe rutinave të aktiviteteve tona është e domosdoshme, ajo na mundëson të ngjallim Ramazanet edhe më shumë. Fokus duhet të mbetet shtimi i atraktivitetit të xhamive dhe aktiviteteve në to gjatë Ramazanit, që ato të bëhen sa më interesante për muslimanët e rinj.
8- Çdo xhami duhet të përgatit dhurata Bajrami për fëmijët e lagjes.
9- Çdo xhami duhet të përgatit dhurata për xhematliun shembullor që jepet për namaz të Bajramit!

💎 Allahu na dhashtë sukses që këtë Ramazan ta kalojmë edhe më mire se Ramazanet e kaluara!

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit