1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

9 “miqtë” që duhet t`i fshini nga Facebook

Më të lexuarat

Para se të kuptonit, faqja juaj e Fejsbukut do të shëndrrohet në një vend ku ju keni të bëni me njerëz që nuk bisedoni më, apo nuk i njihni më fare, prindër të mërzitshëm që i keni takuar gjatë mbledhjeve prindërore, ish-kolegë që dëshirojnë të lavdërohen me jetën e tyre “pompoze”, etj.Më poshtë i keni disa këshilla për tipa të tillë të njerëzve me të cilët duhet të ndaheni në botën virtuale:
1. Ata që lavdërohen

Në fillim janë interesantë, mund të shihni se ku kanë qenë në pushime dhe se çfarë dëshirojnë të bbëjnë, postimet e tyre konstante mbi atë se çfarë jete të “begatë” bëjnë ju bëjnë të ndjeheni joadekuatë. Fshijeni çdokend që ju bën të ndjeheni fajtore dhe jofalënderuese për gjërat që i keni.

2. Grindaveci

Ky lloj e përdor Fejsbukun si platformë për grindje, zakonisht ka qëndrime kontraverze andaj gjithçka bëhet objekt debati, politika, kultura, qoftë edhe ushqimi që ka ngrënë për drekë.

3. Garuesi në “reality show”

Për këta njerëz jeta është një show i madh andaj mund të postojnë edhe gjërat më intime pa kurrëfarë turpi, madje edhe grinden me partnerin në publik. Në fillim është interesante të përcjellësh tërë atë dramë, mirëpo më vonë fillon të bëhet e turpshme.

4. Koduesi kriptik

Ky personazh është edhe më i keq se ai që i tregon të gjitha që ka publikisht, i vetmi dallim është se ju nuk do të kuptoni asgjë prej tij edhepse ai e bën të ditur gjendjen e tij. Do të shkruajnë :“ Jam lodhur me disa njerëz, nuk mund ta kuptoj se sa larg mund të shkojnë”, e ne pyesim “Çfarë njerëz, çfarë largësi?”, andaj mos i jepni vëmendjen që aq e kërkojnë.

5. Lojtari

Të gjithë e dimë se sa të mërzitshme janë ftesat për lojëra sikurse Candy Crush. Ndaloni komunikimin me njerëz që nuk i njihni mirë dhe ju dërgojnë ftesa të tilla, do ju mundësojë që të kurseni kohë.

6. Prindi “krenar”

E keni parasysh prindin që reklamon çdo arritje të fëmijëve të tij, apo gjyshen që nuk pushon së postuari albume të tëra të nipave dhe mbesave të saj. është në rregull të duash familjen dhe të postosh foto të tilla mirëpo ju lusim që mos ta bombardoni Fejsbukun tonë me familjen tuaj perfekte.

7. Kritiku

Ai është i pari që kritikon atë që e bëni apo të që e thoni. Është mirë që të kemi debat deri në një pikë, mirëpo mos e lejoni që dikush tjetër të diktojë se si duhet të përdorni Fejsbukun tuaj.

8. Shefi juaj

Nuk jemi shumë të sigurtë se pse duhet të keni shefin tuaj në FB, por ju sugjerojmë që ta fshini. A dëshironi që ai të dijë gjithçka rreth jush? Kështu do të mund të kuptojë se arsyeja e vonesës suaj në punë ishte nata e mbrëmshme me miq.

9. I panjohuri

Ju garantojmë se nuk do të flsinit me shumicën e miqve tuaj në FB në jetën reale, andaj bëjeni një pastrim të listës së miqve virtualë. Ne këtë mënyrë FB do të shëndrrohet në diçka që ju mundëson të keni kontakt me njerëzit që i doni dhe që dëshironi të dëgjoheni me ata./psikologjia.org

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit