-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

8 pjesët e trupit që sulmohen më shpesh nga i ftohti

Më të lexuarat

Sipas mjekësisë tradicionale në trupin e njeriut gjenden 8 pjesë, të cilat janë më të sulmuarat nga i ftohti. Për këtë është e rëndësishme që të ndërmarrim të gjitha masat e duhura, veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

1. Këmbët

Këmbët janë pjesa më e sulmuar nga i ftohti. Një fjalë e urtë thotë se “kur këmbët janë të ftohta, i gjithë trupi është i ftohtë.”

Për shkak se këmbët kanë distancën më të lartë nga zemra ekziston shpesh problemi i qarkullimit jo të mirë gjakut në stinën e ftohtë të dimrit. Nëse energjia e trupit është e pamjaftueshme, mund të kërkohet ndihmë nga energjia e jashtme. Metoda më e mirë dhe e shëndetshme është futja e këmbëve në një enë me ujë të ngrohtë çdo ditë, për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe ngrohur trupin në tërësi. Çdo herë, kohëzgjatja duhet të jetë 20 minuta, temperatura e ujit duhet të jetë afro 42 gradë. Në të njëjtën kohë, mund të bëni masazh këmbësh, sidomos në qendër të saj. Përveç kësaj, këshillohet veshja e këpucëve të mira dhe çorapeve të përshtatshme dhe pambuku.

2. Beli

Beli është pjesa e dytë që sulmohet nga i ftohti. Në zonën e belit ndodhen veshkat, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj motit të ftohtë. Tek burrat, ftohja në këtë pjesë të trupit do të shkaktojë humbje fuqie dhimbje mesi po ashtu edhe impotencë, ndërsa tek femrat mund të ketë çrregullime menstruale. Prandaj në stinën e dimrit duhet të visheni mirë. Mund të fërkoni duart me njera-tjetrën dhe më pas i vendosni në bel. Kjo metodë për ngrohjen e mesit mund të përdoret 50 herë në mëngjes dhe 50 herë në mbrëmje.

3. Koka

Për shkak se koka preket më shpesh nga i ftohti, njerëzit shpesh kanë dhimbja koke, dhimbje dhëmbësh, sinusit etj. Sipas studimeve, kur temperaturat janë rreth 15 gradë, njerëzit, të cilët nuk mbajnë kapele humbasin 30% të energjisë nëpërmjet kokës. Kur temperatura ulet deri në 4 gradë, energjia e humbur arrin në 60%. Prandaj, në stinën e dimrit duhet të kujdesemi shumë për kokën, duke mbajtur kapuç. Përveç kësaj, mund t’i krihni flokët mbi 100 herë çdo mëngjes për të nxitur qarkullimin e gjakut në kokë.

4. Qafa

Qafa është një pjesë e rëndësishme e trupit, që lidh kokën me trupin. Ajo është dhe “rruga e kalimit” të ushqimeve. Shumë arterie kalojnë nëpër qafë, prandaj, ku ajo sulmohet nga i ftohti, mund të jetë një nga shkaqet për spondiliartrozë, faringiti, sëmundjet cerebrovaskulare në të ardhmen. Në dimër, më mirë që qafa të jetë e mbështjellë me golf apo me jakë. Këshillohet dhe mbajtja e shallit sidomos për të moshuarit. Kjo metodë e thjeshtë mund të parandalojë hipertensionin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

5. Gjuri

Prekja e gjurit nga i ftohti mund të shkaktojë dobësimin e kyçeve dhe mund të shkaktojë artrit. Prandaj, ruajeni shëndetin e gjurit dhe mos bëni aktivitetete të sforcuara sportive. Jo vetëm në stinën e ftohtë të dimrit, por edhe në mot me shi dhe dëborë, si dhe duhet të keni kudjes nga lagështira.

6. Veshi

Veshi është një organ shumë i vogël, por ka një sipërfaqe të madhe të lëkurës që është në kontakt me mjedisin e jashtëm, prandaj energjia del jashtë me shpejtësi. Përveç kësaj, lëkura e veshit është shumë e hollë e si rezultat, veshi mund të sëmuret për shkak të ftohtësisë. Kur dalim jashtë, duhet të vishemi me rrobat që mbulojnë veshin. Kur hyjmë në një dhomë të ngrohtë nga jashtë, mund të fërkojmë veshin me dorë, për ta ngrohur shpejt. Këshilohet që gjatë ditës, në mëngjes, mesditë dhe mbrëmje të masazhojmë veshët për 5-10 minuta çdo herë.

7. Hunda

Hunda është një organ i zbuluar i trupit dhe preket nga i ftohti. Si rezultat, roli i mbrojtjes dhe i filtrimit të hundës gjatë frymëmarrjes dobësohet dhe rritet mundësia për infeksion në rrugët e frymëmarrjes. Kur dalim jashtë, mund të vendosim një maskë pambuku, ose një shall për të mbrojtur shëndetin e hundës. Kur bën shumë ftohtë mund të bëjmë masazh në dy anët e hundës për 30 herë në mëngjes dhe mbrëmje, për të nxitur qarkullimin e gjakut në hundë dhe për të rritur rezistencën ndaj të ftohtit.

8. Shpina

Sipas mjekësisë kineze në shpinë rezervohet shumë energji. Nëse nuk merren masa për ngrohjen e shpinës, sulmi nga i ftohti në këtë pjesë të trupit mund të dëmtojë energjinë tek njerëzit, duke shkaktuar uljen e imunitetit.

Prandaj, në stinën e dimrit duhet të vishni kanatiere apo jelek. Mirë është që të qëndroni në diell gjatë orëve të këshilluara për të shtuar energjinë dhe të nxitë qarkullimin e saj në trup.

Në fund le të bëjmë një përmbledhje të këtyre metodave më të rëndësishme dhe praktike për shëndetin e 8 pjesëve të trupit, që preken më shpesh nga i ftohti. Në dimër të ftohtë, veshjet janë shumë të rëndësishme për të mbrojtur këto 8 pjesë delikate të trupit. Për shembull, rrobat e jashtme më të përshtatshme duhet të jenë prej leshi ose lëkure, të cilat mund ta mbrojnë trupin nga era.

Rrobat e brendshme duhet të jenë të buta dhe prej pambuku, që mund të garantojnë ngrohjen dhe largimin e lagështirës. Për ato pjesë trupi që kanë kontakt të drejtpërdrejt me mjedisin e jashtëm, si duart, hunda dhe veshët, mund të bëjmë masazh të tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit