2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

8 mars për femrën muslimane duhet të jetë e tërë jeta e saj

Më të lexuarat

Falënderimet dhe lëvdatat më të mëdha janë për Allahun e Madhëruar, Zotin dhe Krijuesin e të gjitha botëve. Selami dhe përshëndetjet tona qofshin edhe për të Dërguarin e Allahut, Muhammedin Alejhisselam, mbi familjen e tij të madhe, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që jetuan me të vërtetën në zemër.
***

 

فَاسْتَجَابَ لَهُمْ رَ‌بُّهُمْ أَنِّي لَا أُضِيعُ عَمَلَ عَامِلٍ مِّنكُم مِّن ذَكَرٍ‌ أَوْ أُنثَىٰ ۖ بَعْضُكُم مِّن بَعْضٍ ۖ

 “Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri…” (Ali Imran, 195).

Të nderuar vëllezër, me 8 mars shënuohet Dita e gruas. Po, vallë, çfarë është kjo ditë dhe sa në të vërtetë është e realët?

Kjo ditë erdhi si rezultat i asaj se çfarë po ndodhte në botë me gratë. Gratë ishin të nëpërkëmbura, pa të drejta dhe pa përkrahje. Por, sa do që të pajtohemi me këtë të vërtetë, ne nuk mund të mohojmë se në historinë njerëzore nuk pati kohë dhe njeri që fliste për drejtat e grave. Ishte vetë zëri i Muhammedit a.s., që thoshte: “O bashkëshortë! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri. Gratë tuaja u janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektojeni, o burra besimtarë, atë amanet të Zotit.”

Se sa madhështore është femra në islam, e tregon edhe ky fakt, ku pejgamberi ynë i dashur, flet e thotë: “Xhenneti ndodhet nën këmbët e nënave.”

Fjalët e Muhamemdit a.s, nuk kanë të sosur kur është në pyetje tema e gruas në islam. Dëgjoni se çfarë thotë në një hadith tjetër: “Gjëja më e mirë që një baba mund të bëjë për fëmijët e tij, është që ta dojë nënën e tyre”.

Kurse një hoxhë i yni shqiptar, rahmetli Mulla Jakupi thoshte: “8 mars për femrën muslimane duhet të jetë e tërë jeta e saj”.

Të nderuar vëllezër e motra, Islami e ngriti dhe e ndërkombëtarizoi çështjen e gruas. Sipas Islamit, femra nuk është si mashkulli, sepse Zoti ashtu deshi dhe ashtu i krijoi. Zoti deshi që të krijoj dy krijesa njerëzore, që dallojnë nga njëri tjetri në disa aspekte, por që, kështu siç janë, ta plotësojnë njëri tjetrit. Këta që sot flasin për të drejtat e grave e kanë shumë gabim kur mendojnë se do t’i bëjnë të barabartë gratë me burrat. Islami thotë: të gjithë janë të barabartë përpara Zotit, edhe mashkulli edhe femra janë njësoj të aftë, por dallimet shfaqen në detyra reale jetësore.

Gruaja ka plotë detyra që nuk mund t’i bëj burri, andaj le t’ua jep hakun atyre, ndërsa le t’i lënë burrat që t’i kryejnë vetë detyrat e tyre. Islami i dha vlerë gruas, derisa ajo do të jetë në përputhje me natyrën dhe misionin e saj si grua e femër. Përzierja e detyrave sot ka sjellë shumë pasoja, sepse nuk dihet kush punon, kush gatuan, kush rrit fëmijë, kush edukon e kush ndërton.

Në fenë islame gruaja gëzon të drejta qytetare ashtu si burri. Gruaja ka të drejta të plota qytetare në shitblerje, në dhurimin e gjërave dhe në pranimin e tyre, në qiradhënie e në huazim, ka të drejtën e shfrytëzimit të pasurisë së vet si dhe të gjitha të drejtat e tjera të transaksioneve si mashkulli.

Në Islam, gjithashtu, njihet e drejta fetare e gruas, e drejta e saj e plotë për t’u martuar, për t’u trashëguar, për t’u arsimuar dhe edukuar, si dhe për të dëshmuar, etj.

Xhemat i respektuar, nëse do të donim të dinim se sa e barabartë është femra me burrin në Islam, atëherë, ju lutem dëgjojeni këtë që do t’ua them: Nëse do ta merrni Kur’anin, pastaj edhe hadithet e Muhammedit a.s., dhe gjithashtu edhe literaturën klasike islame, do të shihni se në asnjë vend nuk ka kapitull që flet në formë të veçantë për të drejtat e femrës. Islami kur flet për të drejtat dhe ligjet, ai i përfshinë të dy, edhe mashkullin edhe femrën. Pra, vetëm shprehja “Femra në Islam”, apo “të drejtat e femrës në Islam”, është diskriminim për të. A keni dëgjuar ndonjëherë të thuhet “Mashkulli në Islam”, ose “të drejtat e burrit në Islam”? Unë për vetë nuk kam dëgjuar!

Kjo erdhi shumë vonë, atëherë kur shtetet perëndimore u zgjuan dhe panë se femra e tyre ishte e lënë pas dore, ishte e nënçmuar dhe diskriminuar. Atëherë menduan mënyra të veçanta sensibilizimi për qytetarinë dhe të drejtat e saja. Kështu që filluan nëpër gazeta, libra e konventa të ndryshme ndërkombëtare të flasin për drejtat dhe privilegjet e femrës. Vetë 8 marsi, si një ditë e veçantë për femrën, si vajzë, grua dhe nënë që është, është pak dhe një diskriminim i qartë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit