-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

8 gjëra që sytë ju thonë për shëndetin tuaj

Më të lexuarat

Një shprehje e lashtë thotë se sytë janë pasqyra e shpirtit. Askush nuk e di se nga ka dalë kjo frazë, e megjithatë ne sot e dimë se sytë mund të na tregojnë shumë për gjendjen e shëndetit tonë.

Ja disa nga sinjalet paralajmëruese që sytë tanë na dërgojnë.

‘Byc’ i përhershëm

syNëse iu ka ndodhur ndonjëherë t’ju dalë një puçërr e vogël poshtë syrit që në gjuhën popullore quhet ‘byc’, atëherë e dini se çfarë dhimbjeje dhe shqetësimi shkakton ajo. Kjo puçërr shkaktohet për shkak të bllokimit të gjëndrave dhjamore dhe zakonisht zhduket brenda disa ditësh, por ajo edhe mund të zgjasë shumë në kohë duke shkaktuar vështirësi serioze. Nëse një puçërr e tillë zgjat për shumë kohë, ajo mund të jetë shenjë e karciomës së gjëndrës dhjamore. Nëse vini re se ajo nuk shërohet apo rishfaqet në të njëjtin vend, është koha të takoni mjekun.

Rënia e vetullave

sy1

Ka arsye të ndryshme pse vetullat bien; mosha, stresi apo kequshqyerja. Por një arsye më bindëse për humbjen e vetullave është hypotiroidizmin – një mungesë akute e hormoneve tiroide, që në raste ekstreme mund të çojë në humbjen e flokëve. Pra, në qoftë se floku juaj është duke u dobësuar shumë, është më mirë të vizitoni mjekun tuaj dhe kontrolloni gjendjen e gjëndrës tuaj tiroide.

Shikim i turbullt

sy2

Shumë prej nesh kalojnë orë të tëra në kompjuter në punë ose shtëpi, çka shkakton turbullim të shikimit. Në ditët e sotme ky është bërë një problem aq i zakonshëm saqë ekziston edhe një term mjekësor që përshkruan problemet e shikimit të lidhura me qëndrimin për një kohë të gjatë para kompjuterit apo celularit që quhet sindromi i syrit të thatë. Nëse i njihni këto simptoma, diskutoni me mjekun për mënyrat se si mund ta zgjidhni këtë problem.

Pamje ‘të boshatisura’

sy3

Është gjithmonë  e frikshme të vësh re një pamje boshe në shikimin tënd. Kjo mund të jetë shenja më e dukshme e shfaqjes së migrenës, veçanërisht nëse ky imazh i boshatisur shoqërohet me pika të ndritshme apo linja të valëzuara. Nëse këto simptoma ju duken familjare, kontaktoni mjekun për të zbuluar çfarë e shkakton këtë problem.

Sy të fryrë

sy4

Të gjithëve na ka ndodhur që sytë të na tradhtojnë. Vetëm pasi i kemi fërkuar disa herë duket sikur shikimi bëhet më i qartë. Nëse vazhdimisht ndieni një lloj fryrje të syve, kjo mund të jetë një simptomë e sëmundjes së tiroides së syve. Kjo do të thotë se tiroidja juaj është superaktive.

Vështirësia për të mbyllur sytë është një nga simptomat që mund t’i bëjë ata të duken më të fryrë. kjo ndodh në 30 për qind të rasteve, ndaj nëse vini ri diçka të tillë, kontaktoni menjëherë mjekun.

Sy të verdhë

sy5

Kjo është një simptomë që nuk i shpëton shikimit. Të rritur dhe të sapolindurit me probleme të funksionimit të mëlçisë mund të përballen me verdhëzën. Kjo gjendje mund të lidhet edhe me probleme të tëmthit. Pra nëse shihni se e bardha e syrit ju bëhet e verdhë, mos e injoroni; shkoni te mjeku për të gjetur arsyen.

Vizion i turbullt nga diabeti

sy6

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë një vëmendje të madhe shëndetit të tyre, dhe shikimi është një nga gjërat më të rëndësishme.  Një nga këto probleme është retinopatia diabetike një gjendje e shkaktuar nga dëmtimi i enëve të gjakut në indet e retinës. Kjo mund të shkaktojë shikim të turbullt. Ky problem duhet marrë seriozisht, ndaj takimi me specialistin duhet bërë menjëherë  sapo të vërehen këto simptoma.

Vizion i dëmtuar, ose i dyfishtë

sy7

Çdo ndryshim shikimi është një  zile alarmi. Nëse vini re që shikimi juaj papritur mjegullohet ose edhe zhduket për një moment, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, sepse këto shpesh shenjat e para të një hemorragjie cerebrale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit