3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

71 vjet nga Konferenca e Bujanit

Më të lexuarat

Konferenca e Bujanit është vlerësuar si një nga ngjarjet e mëdha të historisë së kombit shqiptar nëpër konferenca shkencore, ngjarje e cila këto ditë ka shënuar 71-vjetorin e saj.

Përfaqësuesit e Luftës Nacionalçlirimtare të Kosovës në Konferencën e Bujanit, e mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, kishin miratuar Rezolutën me të cilën popullit të Kosovës i njihej e drejta e vetëvendosjes.
Konferenca e Bujanit është mbajtur në komunën e Bujanit, Malësia e Gjakovës, sot Tropojë, në kullën e Sali Manit, bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit.
Aty morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët e tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste. Bujani si një vend pritje e përfaqësuesve të dy kombësive, shqiptarëve dhe serbëve, që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike.
Ajo zgjodhi kryesinë prej nëntë vetash:Mehmet Hoxha-kryetar, Rifat Berisha-nënkryetar, Pavle Joviqeviçin-nënkryetar, Xheladin Hana-anëtar, Fadil Hoxha-anëtar, Hajdar Dushi-anëtar, Zekeria Rexha-anëtar, Milan Zeçarin-anëtar dhe Ali Shukriun-anëtar.
Në rezolutën e miratuar në këtë konferencë thuhet se “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit