3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

70.000 palestinezë falën namazin e teravisë në Al-Aksa pavarësisht kufizimeve të Izraelit

Më të lexuarat

Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se forcat izraelite ishin vendosur në portat që çojnë në xhami dhe penguan mijëra të rinj palestinezë të hynin

Rreth 70.000 besimtarë palestinezë kanë falur namazin e teravisë në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar të enjten, pavarësisht kufizimeve izraelite, raporton Anadolu.

Në një deklaratë të shkurtër, Departamenti i Vakëfeve Islame në Kuds tha se 70.000 besimtarë morën pjesë në namazin e teravisë në Al-Aksa në natën e pestë të Muajit të Ramazanit.

Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se forcat izraelite ishin vendosur në portat që çojnë në xhami dhe penguan mijëra të rinj palestinezë të hynin.

Izraeli ka kufizuar aksesin e besimtarëve palestinezë në Xhaminë Al-Aksa mes tensioneve në rritje në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar për shkak të ofensivës së vazhdueshme të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar të 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas.

Deri më tani në Gaza janë vrarë 31.300 njerëz.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit