4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

7 vjeçarja nga Anglia mëson Kuranin përmendësh

Më të lexuarat

Maria nga Lutoni i Anglisë ka përfunduar memorizimin komplet të Kuranit.
Ajo ka filluar në moshën 5 vjeçare kur ajo memorizojë suren Jasin në një mbrëmje bamirësie për të ndihmuar me fonde Sirinë. Pastaj ajo përfundoi edhe xhuzin apo pjesën e fundit të Kuranit, në medresën e qytetit.

Nëna e saj e vërejti që ajo ishte një vajzë që mësonte shpejtë dhe dëshironte që Maria të bëhet hafize.
Për të motivuar nëna e saj i kishte premtuar se për çdo pjesë të Kuranit që mësonte do ti jepte shpërblim, por vajza e saj kërkonte dhurata të lira, sikur libra për ngjyrosje ose ndonjë ushqim. Mundi i nënës u pagua, kur vetëm për 2 vite vajza e saj mësoi komplet Kuranin përmendësh. Asaj i kishin organizuar një festim për shkak të kësaj arritje madhore.

Nëna e saj tregon se e bija e saj e ka bërë krenar atë dhe unë jam nëna më krenare në tokë./KohaIslame

1

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit