1. Agjërimi- Më e veçanta dhe më madhja si vepër që njeriu mund të bëjë gjatë muaji të Ramazanit është agjërimi, sepse ky është muaji i agjërimit. Agjërim është të frenuarit nga ngrënia, pirja, marrëdhëniet intime dhe rregulla të tjera, që nga nisja e agimit (me mbarimin e syfyrit) deri në perëndimin e diellit.
2. Leximi i Kuranit dhe marrja me të sepse ky është muaj i Kuranit. Xhibrili i vinte të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem për çdo muaj, ndërsa në Ramazan i vinte çdo ditë për t’ia përsëritur atë.
Nga suneti është që myslimanët ta përfundojnë leximin e Kuranit një herë për çdo muaj, ndërsa në Ramazan është sunet ta lexojnë më shumë se një herë. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem i ka thënë Abdullah ibn Amr ibn Asit radijAllahu anhu: “Lexoje Kuranin për çdo muaj nga një herë.” Ibn Abbasi radijAllahu anhu thoshte: “Ai që nuk e lexon Kuranin një herë në muaj, konsiderohet nga ata të cilët e kanë braktisur (bojkotuar) Kuranin.”
Te paret tane e lexonin Kuranin gjatë gjithë këtij muaji dhe jepeshin pas tij derisa kishte prej tyre që i ndërprisnin mësimet dhe çdo punë tjetër vetëm për t’u veçuar me Kuranin gjatë Ramazanit.
Besimtari duhet të shtojë leximin e Kuranit, meditimin dhe kuptimin e tij gjatë këtij muaji.
3. Sadakaja- Profeti salAllahu alejhi ue selem në këtë muaj e shtonte dhënien e sadakasë, siç ka ardhur në hadithin e Enesit radijAllahu anhu që thotë: “I Dërguari salAllahu alejhi ue selem, më i mirë dhe më bujar se kurdoherë tjetër ishte në muajin e Ramazanit dhe mirësia e tij ishte sikur e mira e freskut (që i prek/freskon të gjithë).” Prandaj, shumë prej selefëve përcaktonin që koha e dhënies së zekatit të tyre të ishte Ramazani, në mënyrë që të bashkonin mes zekatit dhe (shpërblimit të) sadakasë në Ramazan.
4. Namazi i teravive- Suneti është që namazi i natës (teravitë) të falet me xhemat ndryshe nga muajt e tjerë ku suneti është që secili të falet vetëm.
5. Pastrimi i vetes (shpirtit)- Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse dikush të shan, thuaj: “Unë jam agjërueshëm!” Njeriu duhet ta shfrytëzojë këtë muaj për të përmirësuar dhe pastruar vetveten dhe ta rregullojë moralin, në mënyrë që kjo të jetë si furnizim (duke qenë i tillë) edhe për muajt e tjerë në vazhdim.
6. Lutjet- Ajo ka vlerë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Lutja e agjëruesit nuk kthehet mbrapsht (tek Allahu).”
7. Ruajtja e marrëdhënieve farefisnore, bamirësia ndaj komshiut etj., të gjitha kanë shpërblim të madh gjatë Ramazanit.
Shejkh Othman el Hamis
U përkujtoj se ky muaj nuk është muaj i dembelisë dhe gjumit. Duhet ditur se është muaj i aktivitetit.