Për përballimin e aktiviteteve të ditës, vakti i mëngjesit na furnizon me energjinë e nevojshme. Ngrënia e një mëngjesi të bollshëm është ideal për të ruajtur gjendjen e mirë shëndetësore, në të kundërt, mund të rrisë urinë dhe nervozitetin, duke çuar në ngrënie të gabuar dhe mbipeshë. Ngrënia e një fruti, dy biskotave, nuk është aspak e shëndetshme. Për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm, frutave të stinës shtojuni qumësht ose kos, biskota me marmalatë, ose pak bukë.
Megjithate, ketu keni edhe 7 receta te thjeshtaper mengjeset tuaja, receta mjaft te shpejta qe permbajne perberes me vlera te rendesishme ushqyese e te nevojshme, duke filluar nga yndyrnat e mira, tek proteina, tek bulmetrat me pak yndyre, perimet dhe dritherat integrale. Ne kete menyre do te arrini te keni mengjeset e deshiruara.
Kos me fruta te fresketa
Lini menjane ato cereals te tejmbushura me sheqer dhe synoni per nje parfait. Ne nje tas hidhni kos pa yndyre dhe siper hidhini fruta te fresketa dhe pak arre kokosi te grire, per ta bere akoma me te shendetshme. Sipas deshires, mund t’ shtoni edhe pak fara (chia, luledielli apo kungulli), per t’ia shtuar akoma me shume vlerat ushqimore.
Veze te rrahura me perime, shoqeruar me buke integrale
Ju nuk keni nevoje te blini sandwich te gatshem plot yndyre. Ju shume mire mund ta gatuani vete nje te tille dhe ne nje version shume me te shendetshem. Thekni nje rriske buke integrale. Nderkohe qe thekni buken, grini nje qepe dhe skuqeni me perimet qe ju gjenden (qe mund te jene: kerpudha, domate, kunguj, apo spinaq), pasi jane zbutur, shtoni edhe dy veze te rrahura.
Pasi omleta eshte bere, vendoseni ate siper rriskes se bukes e shijoni nje mengjes te shendetshem ne vetem 5 minuta.
Smoothie ‘perbindesh’ jeshil
Nese do te grini perime per smoothien tuaj, do t’i jepni nje energji vetes, qe do t’ju mbaje gjithe paraditen.
Perberesit:
1 kupe qumesht bajame, ose qumesht sipas deshires
1 banane e qeruar dhe e lene ne ngrirje gjate nates
2 duar spinaq organik, ose nje dore laker kale pa kercenjte
1 luge gjelle fara chia, ose liri
1 luge gjelle gjalp kikiriku (me deshire)
2-4 kube akulli, sipas deshires
Pak kanelle
1/2 molle jeshile
3 thelbinj arra
Fasule dhe Pite Tortilla
Merrni nje kanace me fasule te zeza konservuara. Ne nje tigan hidhni pak vaj ulliri dhe nje thelb hudher, lereni te skuqet pak hudhra dhe hidhni fasulet, te cilat i keni kulluar me pare. Shtoni kripe dhe piper sipas deshires.
Mund te perdorni edhe ndonje erze tjeter nese deshironi. Me ane te nje shtypese (nga ato qe shtypen patatet, ose edhe me luge) shtypni fasulet (duke hedhur edhe pak uje nese nevojitet). Pasi te jene bere hidhini ne nje pite tortilla, shtoni pak sallate, gjysem avokado, hidhini salcen qe ju pelqen, mbeshtilleni dhe shijojeni.
Skinny Shake me Gjalp kikiriku dhe Banane
Nese nuk jeni i dhene pas smoothies me perime, ky shake eshte mjaft i pasur, kremoz dhe i shendetshem gjithashtu. Hidhni ne makinerine e postacme perberesit e meposhtem per te perftuar lengun qe deshironi.
Perberesit:
1 banane e ngrire
½ kupe me qumesht bajame me cokollate, ose light me vanilje
1 luge gjelle pluhur kakao
2 luge gjelle kos pa yndyre
2 luge gjelle gjalp kikiriku
1 luge caji mjalte
Sandwich me vezë
Ne vend qe t’i hani vezet gjithmone ne te njejten metode, provoni sanduicin me veze, domate dhe avokado. Vendosni ne toast buken per ta thekur, vezen bejeni posh (te zier pa levozhge ne uje), merrni disa rriska domate dhe avokado dhe krijoni nje sandwich perfekt per nje mengjes perfekt.
Chia Tapioca Parfait
Ky eshte nje puding krejt i thjeshte dhe i shpejte me fara chia, te cilin mund ta pergatisni nje nate me pare ne nje kavanoz te mbullur dhe ta lini ne frigorifer, qe te thithe lengjet e te behet ne forme pudingu. Perberesi kryesor eshte chia, e pasur me acide lyrore omega-3, proteine dhe fiber e mbi te gjitha ka shije shume te mire.
Perberesit:
3 luge gjelle me fara chia, te bardha ose te zeza
3/4 kupe me qumesht kokosi jo te embel, ose qumesht bajame
1 luge caji vanilje tsp
Pak kanelle
1 deri 2 luge caji mjalte (me deshire)
3/4 kupe me fruta shumengjyreshe, si mjeder, boronice, kiwi, qitro etj/zeri