1.Mos konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të madhe erëzash, sidomos në vaktin e syfyrit.
2.Pirja e sasive të vogla dhe të shpeshta të ujit pas ngrënies së Iftarit.
3.Konsumimi i perimeve dhe frutave të freskëta gjatë natës dhe në syfyr, sepse ato përmbajnë sasi të mëdha uji dhe fibrash që qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë në zorrë, dhe kjo ul ndjesinë e urisë dhe të etjes gjatë ditës.
4.Largimi nga konsumimi i ushqimeve të kripura dhe turshive në kohën e Iftarit, sepse këto e rrisin nevojën e organizmit
për ujë. Në vend të këtyre preferohen perimet e gatuara. Preferohet gjithashtu konsumimi i mishit të zjerë apo të pjekur për lehtësinë e tij në tretje (në Iftar).
5.Shtimi i lëngjeve që ndihmojnë në lagështinë e trupit, si lëngu i Jamballit dhe Hurmes Indiane, sepse këto vrasin disa lloje mikrobesh në aparatin tretës.
6.Shtimi i konsumittë sallatës, sepse ajo përmban një numërtë madh elementesh ushqimorë zbutës dhe të dobishme e të pasura me fibra, minerale dhe vitamina që i sigurojnë organizmit gjallëri, fuqi dhe sasinë e nevojshme të ujit. Sallata me vlerat më të plota ushqyese duhet të përmbajë majdanoz trangull (kastravec), selino, domate, qepë, lulelakër, e lloje të tjera të panumërta perimesh.
7.Ekspertët theksojnë se shalqini është nga frutatverore shumë të dobishme për agjëruesit, madje ai zëvendëson dhjetëra lloje perimesh bashkë me mishin, për efektet e tij të zbutëse për stomakun, plus faktit që ai është i pasur me një sërë elementesh që i plotësojnë njeriut nevojën për ujë, vitamina dhe minerale, gjatë gjithë ditës së agjërimit, e sidomos në ditët e nxehta të verës.