-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

7 cilësitë e njerëzve që respektohen shumë

Më të lexuarat

 

Respekti është diçka që nuk jepet menjëherë. Duhet të fitohet. Kur jeni në një pozicion drejtues, është e domosdoshme që njerëzit me të cilët punoni t’ju respektojnë. Ata mund të respektojnë zakonet tuaja të punës, inteligjencën ose aftësinë për të nënshkruar me sukses një marrëveshje.

Megjithatë, ka shumë më tepër se kaq për t’u respektuar. Nëse mund të fitoni respektin e tyre si person, atëherë me të vërtetë e keni fituar “lojën”.

Këtu janë disa këshilla për të fituar më shumë respekt.

  1. Tregohuni i sjellshëm.

Tregohuni gjithmonë të sjellshëm me të gjithë ata që takoni gjatë ditës, nga pjesëtarët e familjes te bashkëpunëtorët e deri te shitësi në një dyqan ushqimesh, etj. Jepuni të tjerëve të njëjtin respekt që dëshironi që ata t’ju japin juve. Mbajeni derën e kafenesë personit që keni pas, ose lini personin me një artikull të kalojë para jush në arkën e supermarketit. Mundohuni të përdorni sa më shumë të mundeni fjalët “të lutem” dhe “faleminderit”.

  1. Tregoni respekt

Eliminoni sjelljet që nuk tregojnë respekt, siç janë rrotullimi i syve, ndërprerja ose të folurit keq për dikë. Këto veprime jo vetëm që nuk respektojnë personin me të cilin po komunikoni, por ato dukurajojnë ose pengojnë përfshirjen ose zgjidhjen e mëtejshme të çështjeve dhe krijojnë një hendek që mund të bëhet i përhershëm. Në vend të kësaj, mundohuni të krijoni një mjedis në të cilin të dëgjoni personat që keni përballë. Të gjithë meritojnë të dëgjohen, edhe nëse nuk jeni dakord me pikëpamjet ose mendimet e një personi.

  1. Dëgjues i mirë

Të dëgjuarit është një proces aktiv, jo pasiv. Mendohuni përpara se të flisni. Shpesh në bisedat e ditëve të sotme, komentet e një personi “nxisin” mendime tek dëgjuesi, i cili më pas sjell historinë e tij në të njëjtën linjë. Në vend që të tregoni historinë tuaj, bëni pyetje që e inkurajojnë folësin t’ju tregojë më shumë. Shumica e njerëzve do të kënaqen kur ju interesoheni.

  1. Jepni ndihmën tuaj kur keni mundësi

Njerëzit fitojnë respekt duke qenë gjithmonë të gatshëm të zgjasin dorën ose të dëgjojnë sa herë nevojitet ose kur shikojnë se kanë një mundësi për të ndihmuar dikë. A ka nevojë një bashkëpunëtor për ndihmë për një projekt të madh? Mund të pini një filxhan kafe me dikë? Përpiquni të jepni ndihmën tuaj disa herë në ditë.

  1. Mos kërkoni justifikime.

Veprimet tuaja bazohen në zgjedhjet tuaja dhe nuk ka arsye për justifikime. Për shembull, nëse jeni vazhdimisht vonë, mos u mundoni ta justifikoni kot veten dhe të nxirrni pretekste të ndryshme. Pranoni gabimet tuaja dhe në vend që të merreni me to, kërkoni mundësi për t’i kapërcyer ato dhe për të vepruar më mirë herën tjetër.

  1. Mos mbani inat.

Mbajtja e inatit nuk dëmton askënd përveç vetes. Nëse mërziteni me diçka apo dikë , mundohuni që ta kaloni sa më parë të jetë e mundur pastaj vazhdoni dhe rregulloni situatën ose mundohuni ta hidhni prapa krahëve atë që ndodhi. Falni, dhe pastaj harroni.

  1. Jini të gatshëm të ndryshoni.

Duhet të kuptoni që procesi i zhvillimit përfshin ndryshime. Përpiquni të rriteni si person; mësoni aftësi të reja, provoni aktivitete të reja dhe veçanërisht, rishikoni sjelljet tuaja. Dhe mos harroni të përgëzoni veten për përparimin që keni bërë gjatë rrugës për t’u bërë një njeri më i mirë. / Entrepreneur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit