-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

60 vjet burg për hakerin nga Florida

Më të lexuarat

Hakeri nga Florida, Kristopher Çanej, rrezikon dënim me 60 vite burg, pasi që është deklaruar fajtor për ‘thyerjen’ e e-maileve të personaliteteve të famshme, duke përfshirë yjet, si Scarlett Johansson dhe Mila Kunis.


Gjykatësi i rastit, Xhejms Otero, ka thënë se nuk e ka të qartë pse 35-vjeçari ka vazhduar të thyejë adresat elektronike dhe ka ndërhyrë në jetën private të njerëzve, kur ka qenë i arrestuar për të njëjtën gjë në të kaluarën.
Çanej është arrestuar pas një hetimi 11 mujor, pasi e kishin paraqitur rastin në polici Johanson, Kunis dhe Kristina Agilera.
Të përkujtojmë, se disa fotografi lakuriqe të Johanson ishin publikuar në internet pasi Çanej ia kishte hakuar telefonin.
Për veprimet e tij, hakeri mund të dënohet me 60 vite burg dhe 2.5 milionë dollarë./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit