1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

6 miliardë dollarë të shpenzuar për riparim të iPhone-ve

Më të lexuarat

Sipas një studimi, amerikanët kanë grumbulluar 5.9 miliardë dollarë për të riparuar dëmtimet e pajisjeve.

Një këllëf për iPhone mund të kushtojë 5 dollarë, ndërsa mbrojtës të tjerë më të shtrenjtë mund të kushtojnë deri 80 dollarë.

Por sipas një studimi të lëshuar gjatë ditës së enjte, të bërë nga SquareTrade, që ofron plan për mbrojtje të elektronikës konsumuese, iPhone-ët e thyer iu kanë kushtuar amerikanëve 5.9 miliardë dollarë që nga lëshimi i tij në vitin 2007.

Studimi vjen rreth një javë pasi Apple paraqiti gjeneratën e fundit të telefonit të vet të mençur, iPhone 5.

Ndërmarrja Apple gjatë ditës së hënë tha që kishte marrë para porositje për 2 milionë iPhone 5 në vetëm 24 orë, duke pasur kështu dyfishin e porositjeve të bëra në tetorin e vitit 2011 për iPhone 4S.

Studimi gjeti gjithashtu që 30 për qind të poseduesve dëmtuan pajisjet e tyre iPhone brenda vitit të kaluar. Dëmtimet e rastësishme janë 10 herë më të zakonshme se sa humbja ose vjedhja.

Rruga më e zakonshme për të dëmtuar një iPhone është duke e rrëzuar atë, e ndjekur pas me rëniet në tualet, pishina ose liqene, rrëshqitjet gjatë xhirove, duke rënë nga tavolina dhe duke u lagur, tha Ty Shay, që është shef i marketingut në SquareTrade. (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit