12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Titistët dhe spiunët

Më të lexuarat

Pakë ma tepër se fëmijë, kisha nji çik shtat, nëna më angazhonte t` jua dërgojë në fushë babës e motrave bukën e vakteve.
E pështillte ushqimin nëna me nji çarshafë e, më thoshte ecë fluturimthi, mos u vono rrugës, bukën e sillës a drekës e presin punëtorët.

Në rrugë e sipër për te ara e Opajkës, në të djathtë e në të majtë, çka të zinte syri, shihje vetëm pleq e vasha në ara.
Një ditë mora guxim e babën po e pyes: o babë, ku janë burrat e fshatit, se në ara nuk duken?!
Eh, more birë, shteti, ushtria kështu na bajnë për çdo verë e vjeshtë. Ata që e kanë krye ushtrinë për çdo dytën vera e dytën vjeshtë, kështu deri sa të arrijnë moshën e pleqnsisë, duhet të shkojnë në „Vezhbë“ (ushtrime ushtarake), thotë qeveria!

Kjo është me rrokada, lumë babës. Kjo na ka ndodhur neve shqiptarëve prej kur është çliruar Jugosllavia prej nazistëve. Edhe unë, o birë, para disa viteve e kam krye këtë obligim të ushtrimeve. Tashti pasi i jam shtruar rrugës së pleqërisë nuk ju duhem më.
Por, mos harro, në këto farë ushtrime ushtarake, si ju thonë, këtu në Maqedoni janë mbi 80% shqiptarë. Sllavët nëpër punë administrative e nëpër fabrika nuk munden me shku në ato ushtrime se u mbyllen fabrikat e prishet “dërzhava”.

Kështu babës, titistat e shpiunat i renditin shqiptarët në lista, ushtrimet ushtarake të obligueshme me i kye!
Kështu më pat thënë baba, e kokën e shmangu që mos t`ia shihja sytë e përlotur.
***
Problemi ma i madh verës është ujitja e “bereqeteve”. Në shumicën e rasteve në terren “voderedarët” janë pilivana (politikanë demagogë), titista e spiunë ordinerë.
Ngatërrojnë rendin e fshatarëve për ujitje. Nuk mbetet vit pa i ngatërruar “voderedari” fshatarët për rendin e ujitjes.
Kështu titistat e spiunët e përçajnë fshatarësinë dhe mbjellin urrejtje, ngatërresa dhe vrasje në mesin e shqiptarëve!
***
Edhe më tepër mora shtat dhe tani e dija hilen e shtetit ndaj fshatarësisë shqiptare dhe në përgjithësi ndaj kësaj pjese të kombit tonë që ishte aneksuar e ndarë mes tri republikave jugosllave.
Isha në shkollën e mesme. Orari i mësimit ka qenë nji muaj paradite dhe nji muaj pas dite. Ishte dimër e acarë. Filluan bashkëfshatarët ta bënin duhanin kallëp e i ndreqnin në denga, siç e kërkonte puna.

Nji paradite dola në qendër të fshatit, ku ishte Monopolli (qendra e grumbullimit të duhanit) që e merrte shteti.
Çka me pa! Ishin grumbulluar paria e fshatit, të gjithë tok. Asnjëri nuk e kishte as edhe shkollën fillore të mbaruar! Disa kishin ndjekur ca kurse nate, të gjithë pelivana, titista e shpiona. Sa dëm u sillnin fshatarëve këta injorantë! Edhe në matjen e duhanit u vidhnin bashkëfshatarëve peshën reale!

Duke i parë se në çdo dengë nga 5-6 kg e nga 1-2 klasë e hiqnin të ashtuquajturit vlerësues, që ju thoshin “cenovaçi”, e atë në prani të udhëheqësve të fshatit dhe pronarit të duhanit, nuk durova dot, shpërtheva e protestova për këtë vjedhje të bashkëfshatarëve të mi.
Pelivanë titista e spiun me dhunë më larguan nga monopolli, dhe më kërcënuan se do të kesh punë me policinë.
***
Shumica e “shumarëve” (rojtarë të pyllit) kanë qenë spiun. Një kodër të tërë në fshatin tonë shteti patë mbjellun me lloje të ndryshme të pemëve. Në atë pemishte bari rritej shumë. Kishim mbi 100 krerë dele. Nji ditë mora qengjat dhe i dërgova të kullosin bari te ajo pemishte.
Mbas nja nji ore, mbërrini nji njeri i madh me mamzerkë krahë e qafë.

Më pyeti i kujt jam e më qortoi pse i kam shti qingjat këtu?
Po, aga …, këtu po ka ma shumë bari se gjetiu, për këtë arsye i pruna këtu këta të bukur qingja, që as damin ma të vogël nuk ua bëjnë pemëve, u arsyetova unë.
Shpejt largoj prej këtu, se e thërras policinë, e me ta ndahesh shumë keq, më urdhëroi me një zë të shterur roja dhe filloj t`i shtynte e rrihte qengjat e njomë.

Ngadalë bre aga …., se këto janë njimend kafshë, por shiqo sa të bukur e të vegjël janë! Gjynah bre aga ….me i rrah kështu sipo bë ti, se këta ende bebe janë!
I largova ngadalë prej atij vendi të shtetit e i qita te mali i fshatit, në kullosën e bashkarisë.
Aga filan pastaj filloj të më marr me të mirë, por e hetova se e ka me sherr.

Titistat spiuj krejt të sherrit janë.

Fillojë të më pyes se a di se kush po shet duhan kah mali në të zezë dhe kush po gjuan në dasma e ahengje familjare me pistoletë.
Unë si fëmijë kam urrejtur uniformën e policit, të ushtarëve e të rojeve të pyllit.

Me nji urrejtje ndaj asaj uniforme, që tashmë e kishin veshur një numër I madhë shqipfolësish, që nuk e fshehja dot, i thash se në fshatin tonë nuk ka aso gjërash që kërkon t`i dishë nga unë!
***
Në një të premte rreth xhamisë silleshin disa të rritur burra me mantila të bardhë dhe tre me rroba civile.
Njëri nga ata me rroba civile, pelivan politikan, titist e spiun ii komitetit të partisë në Kumanovë kishte kërcënuar imamin e fshatit që t`ju thoshte xhematit, mbasi ta falin namazin, që krejt në qetësi e me radhë të hynin në klasën ku kam mësuar unë Alfabetin, sepse duhet të japin gjak shtetit.
4
Tjetri, civil, oficer i UDB-së, me shtat të lartë e babaxhan, sillej vërdallë aty pari para xhamisë e xhematit! Ishte vera, vapë e madhe.
Nuk e d çka ju ka thënë imami xhematit brenda në xhami. Mbas nji kohe, të shkretit besimtarë, bashkëfshatarët e mi të lodhur nga punët e vështira të fushës, u renditën, jo si ne te shkolla, por këto në katër rreshta, meqë nuk i zinte tok oborri i xhamisë, e vajtën në një klasë të shkollës.

Ai ma i madhi nga oficerët e UDB-së, ju thoshte bashkëfshatarëve të mi se unë jam “dërzhava” (shteti), çka t’ju them duhet me ba!
Kështu edhe atë pakë gjak që ju kishte mbetur, bashkëfshatarëve të mi shteti me zorë ua mirrte, si shushujzë!
***
Gjatë LDB edhe në këtë anë kishte pas partizan shqiptar që me idilet e çlirimtarëve ishin rreshtuar në brigadat partizane. Por më shumë ishte e organizuar NDSH-ja. Pas luftës, meqë partizanët me shumicë kishin fituar, anëtarët e NDSH i kishin ndjekur për ti arrestuar.
Në rrethin tonë, në Kumanovë, në fshatin Hotël e Orizare, kishte pasur ma shumë shqiptar të Organizatës së NDSH-së.

Politika titiste meqë nuk kishte arritur ta asgjësoj dot këtë organizatë, kishte marrë aksionin e vrasjes në pusi dhe ndjekjes e burgosjes. Në këtë ndërmarrje kishte përdorë taktikë të shkëlqyer, duke marrë e bë për vete nga nji mashkull të familjeve të mëdha të këtyre dy fshatrave për ti vëzhguar e spiunuar familjet patriotike e atdhetare që mbanin në ilegalitet NDSH-istat.

I njëjti sistem është kah përdoret edhe tani nga subjektet politike shqiptare që janë në pushtet. Në kohën e titizmit ka pasur disa lloje spiunsh, edhe tani sikur janë rimëkëmbur ato struktura. Si shumë parti shqiptare që kemi janë shumëfishuar edhe shpionat e partive. Çdo parti që vjen në pushtet i punëson spiunët e vet. Atdhetarët e çlirimtarët, si në kohën e titizmit, edhe tani në kohën e pluralizmit, e shohin gazepin e zi për ta siguruar kafshatën për vete e familjen e vet.

Po nuk je spiun i partisë që vjen në pushtet, vajhalli për ty e për milet.

Një ditë nëntori kishte plasur sherri në një klasë të shtatë të një shkolle fillore në një fshat të rrethit të Kumanovës. Një vashë e nji kurbetçari në dërrasë të zezë kishte shkruar shkronjat KR. Në orën e dytë, kur vjen arsimtari i gjuhës shqipe i sheh në dërrasë të bukurat shkronja KR. Skuqet e nervozohet e drejtë te zyra e drejtorit pelivan për të telefonuar te padronat e vetë, ku tjetër, pos në sekretariat. Padronat e mësuesit pelivan, nja katër nuk vonojnë dhe pipë në shkollë e direkt me drejtorin futen në klasën e shtatë.

Nja dy inspektor, të shkretin mësues të matematikës që tashti po mbante orën e mësimit, e që ishte edhe kujdestar i klasës e marrin me vete e drejt te UDB në Kumanovë. Nja gjashtë orë ushtrojnë ndaj tij torturë të mirëfilltë psikike. Mësuesi pelivan para drejtorit pelivan (spiun) e dy supovca i pyesin nxënësit, duke i kërcënuar me burg, ata e prindërit e tyre, se kush i ka shkruar këto dy shkronja?
Të gjithë nxënësit rrudhin krahët, në shenjë se nuk e dinë. Përsëri pelivan mësuesi pyet se çka do të thotë kjo KR? Të gjithë përgjigjen KOSOVA REPUBLIKË.

Me urdhër të drejtorit pelivan, për identifikim i detyron një nga një nxënësit të dalin në dërrasë të zezë e t`i shkruajnë shkronjat KR. Vajza trimëreshë iniciatore e shkruese e dy shkronjave, del tek dërrasa e zezë dhe kur i vjen radha shkruan dy shkronjat RK pak më të drejta e më me përkushtim se herën e parë. Të gjithë një zëri: drejtor, mësues e supovca e pyesin vashën se çka do të thonë këto dy shkronja? Vasha shpejt e pa u menduar thotë: REPUBLIKA E KOSOVËS!

Spiunët e titizmit çdo kund: fë familje, në jetën private e shoqërore, në sipërmarrje, shkolla të të gjitha niveleve, po, po edhe në Universitet në të gjitha fakultetet. Në Shoqatën e Shkrimtarëve, në Organizatat bazë të LKJ, tek ato të lidhjes Socialiste e të Lidhjes së Rinisë. Spiunët e LKJ në media elektronike dhe të shkruara. Në Entin e Botimeve, në Redaksi të gazetave e TV, gjithkund ishin spiunët, këto roje të pushtetit. Në çdo pore të jetës!
Kah fundi i viteve ’80-ta, me pamjen e skenës trishtuese të fundit të jetës së qiftit Çaushevski të Rumanisë dhe me urdhër të qendrave të LKJ spunët titista në një mëngjes u transferuan të gjithë në “demokratë”! Formuan parti e forume të rinisë e grave e gjithçka…

6
Përsëri titistat spiunë në krye të subjekteve politike e të mediave elektronike e të shkruara . Nga fjalët atdhetar , sepse ju duhej për të marr besimin e popullit, a në anën tjetër ruanin qetësinë për pushtuesit. Po dole në protestë për Republikë e Liri, të ka hangër dreqi përsëri!
Fundi i viteve ’90 në skenë, përkundër dëshirës së kësaj “kotulle” demokratësh, djemtë e vashat dolën në skenë me emblemë të UÇK-së. Tani demokratët pak rrudhën gojën, por zanatin përsëri vazhdojnë ta ushtrojnë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit