1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

6 mënyra që mund ta trajnoni veten tuaj, për mos të vuajtur nga varësia prej mediave sociale

Më të lexuarat

Varësia e mediave sociale është një pandemi që po përshkon botën e përparuar teknologjike.

Një grup i ish-punonjësve të Facebook, Google dhe Apple kohët e fundit filluan një fushatë të quajtur Truth About Tech, me qëllim edukimin e njerëzve për metodat që këto kompani përdorin për t’i bërë përdoruesit të kthehen në këto media përsëri e përsëri.

Tristan Harris, një ish-punonjës i Google që është pjesë e fushatës tha:

Kompanitë më të fuqishme të teknologjisë në botë janë duke marrë vendime të paramenduara që të bëjnë sa më shumë dëm.

Sidoqoftë, ka disa strategji që njerëzit mund të i përdorin për të minimizuar sasinë e kohës që ata janë në mediat sociale.

1. Fikni njoftimet tuaja
“FOMO” ose “frika nga humbja” është një term relativisht i ri që bëhet sinonim i zilisë në mediat sociale.

Të shohësh jetën ‘perfekte’ të njerëzve në mediat sociale, pavarësisht sa e vërtetë është, ende mund të na bëjë të ndihemi keq me jetën tonë. Fikja e njoftimeve mund të zvogëlojë ndikimin për të pasur zili ndaj të tjerëve, sepse ti nuk përkujtohesh vazhdimisht për të rejat nga llogaria e Instagramit të mikut tënd.

2. Fillo një hobi të ri
Sipas Bustle, një mënyrë si të limitosh kohën në mediat sociale është të gjesh një hobi për ta zhvilluar. Qoftë grupe letrare apo poetësh, bëj diçka jashtë Facebook e Twitter.

3. Mos e përdor Instagramin kur je i emocionuar
Dr.Tim Bono, një profesor në Unversitetin e Washingtonit këshillonte studentët e tij që mos të qasen në Instagram kur emocionalisht je shumë poshtë.
Ai shkruan: “Nëse negativiteti po udhëheq mendimet dhe ndjenjat e juaja, krahasimi në mediat sociale me fotografitë dhe postimet e të tjerëve vetëm se do të ju dërgojë me një fazë të ulët emocionale”

4. Media sociale është si Netflix
Ne të gjithë shohim media për qejfin tonë. Por njëjtë sikur “Riverdale” nuk është jetë reale, po ashtu as Facebook e as Instagrmi nuk është. Programet televizive dhe filmat konsistojnë në aktorët që po luajnë pjesët e caktuara e që neva na rrëfejnë një histori. Media sociale, është shfaqja jonë personale. Secili është duke e treguar një histori të caktuar – bile dikush e prodhon, e drejton, e shkruan dhe shkëlqen në të. Kur të kalosh nga postimet dhe fotografitë, bënë mirë të i kujtosh vetes se nuk është jeta reale. Së fundi nuk është jeta jonë e plotë.

5. Mate kohën tënde që e kalon online
Vini re sa shpesh i përdorni mediat sociale dhe si ndiheni menjëherë gjatë përdorimit.

Kur jeni në media sociale, vëzhgoni veten – si ndjeheni kur dilni nga media sociale? Nëse nuk ju bën të ndjeheni më mirë, ju ndoshta duhet të ulni sasinë që po i përdorni këto media.

6. Kontrolloni aplikacionet tuaja
Limitoje kohën që kaloni në rrjete sociale si Twitter e Instagram, duke i fshirë këto aplikacione nga telefoni juaj. E vetmja formë e qasjes në këto media le të jetë përmes webfaqes kur të jeni duke punuar nga kompjuteri se sa të jeni në kohë reale i përditësuar me infot e fundit./KohaIslame.com/

Përktheu dhe përshtati: Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit