Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA tha se forcat izraelite mbyllën rrugën Al-Wad në Qytetin e Vjetër të Kudsit, duke penguar hyrjen në xhami
Rreth 50.000 besimtarë palestinezë kanë falur namazin e teravisë të enjten në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, pavarësisht kufizimeve nga ana e Izraelit, raporton Anadolu.
Në një deklaratë të shkurtër, Departamenti i Vakëfeve Islame në Kuds tha se rreth 50.000 besimtarë morën pjesë në namazin e teravisë në Xhaminë Al-Aksa përpara xhumasë së dytë të Ramazanit.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA tha se forcat izraelite mbyllën rrugën Al-Wad në Qytetin e Vjetër të Kudsit, duke penguar hyrjen në xhami.
Izraeli ka kufizuar qasjen e besimtarëve palestinezë në Xhaminë Al-Aksa në mes të tensioneve në rritje në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar për shkak të ofensivës së vazhdueshme të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar të 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë rreth 1.200 njerëz.
Gati 32 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në enklavë nga sulmet izraelite dhe rreth 74 mijë të tjerë janë plagosur, përveç shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.
/aa/