Një gjykatë në Kajro ka dënuar me pesë vjet burgim 19 studentë, që akuzoheshin për përleshje me policinë gjatë protestave që kishin mbajtur përkrahësit e presidentit të përmbysur Mohamed Morsi në dhjetor të vitit të kaluar.
Studentët e Universitetit al-Azhar, janë dënuar po ashtu edhe me afro 10,000 euro, shkruan gazeta shtetërore Al-Ahram.
Ky universitet njihet si përkrahës i flaktë i Vëllazërisë Myslimane, të cilës lëvizje i takon edhe Morsi.
Universitetit egjiptiane kanë përjetuar valë të shumta të trazirave që nga tetori i kaluar.
Protestat fillimisht u bënë nga përkrahësit e Morsi, mirëpo mandej u përhapën edhe në universitetet në Kajro, për shkak të vrasjes së një studentit të inxhinierisë nga policia gjatë protestave të nëntorit.
Qeveria në Kajro, madje edhe ka shtyrë deri më 8 mars edhe nisjen e ligjeratave në semestrin e ri, që duhej të nisin më 22 shkurt.
Kjo për shkak të siç kanë thënë autoritetet, brengave të sigurisë./rel/