6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Trazirat në Ukrainë, trazuan edhe Krimenë

Më të lexuarat

Ndërsa kryetari, Viktor Janukoviç, u largua nga kryeqyteti pas marrëveshjes së arritur mes qeverisë dhe opozitës, kriza politike në Ukrainë ndiqet me shqetësim edhe në Republikën Autonome të Krimesë, që është e varur nga ky vend.

Kryetari i Parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, tha se në rast se ngjarjet arrijnë në përmasa edhe më të rrezikshme, atëherë mund të bëhet fjalë për ndarje të Krimesë nga Ukraina.
Deklarata vuri në lëvizje edhe tatarët e Krimesë.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Tatarëve të Krimesë, Refat Çubarov dhe lider i tatarëve të Krimesë dhe njëherësh deputeti i Parlamentit Ukrainas, Mustafa Abdylxhemil Kërëmollu, realizuan biseda telefonike me autoritete të larta në Kiev.
Çubarov dhe Kërëmollu penguan mbledhjen e parlamentit në seancë plenare me rend dite “ndarjen e Krimesë nga Ukraina”.
“Tatarët e Krimesë mendojnë për të ardhmen e Ukrainës. Ne do të hedhim çdo lloj hapi për të mbrojtur interesat e kombit tonë”, u shpreh në një prononcim Refat Çubarov.
Ndërkaq turqit tatarë të Krimesë u mblodhën në kryeqytetin e krahinës së tyre autonome në një konferencë përkujtimore, organizuar me rastin e 96-vjetorit të vdekjes së liderit të tyre të martirizuar, Numan Çelebixhihan.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Tatarëve të Krimesë, Refat Çubarov, në fjalën e rastit që mbajti në këtë konferencë i drejtori mesazhe të ashpra udhëheqjes së Krimesë.
Çubarov kërkoi shpërndarjen e Parlamentit dhe qeverisë së Krimesë, si dhe ndëshkimin e autorëve të akteve separatiste. Ndër të tjera Çubarov kërkoi heqjen brenda 10 ditëve të bustit të Leninit, që ndodhet në Akmesxhit, përndryshe do të bënin atë që duhet.
Në mbledhjen e tatarëve të Krimesë mori pjesë edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Ukrainës për Krimenë, Klement.
Numan Çelebixhihan në vitin 1917 ishte zgjedhur kryetar i Qeverisë së Republikës Popullore të Krimesës dhe në 23 shkurt të vitit 1918 ishte vrarë nga bolshevikët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit