2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

5 ushqimet që nuk kanë datë skadence

Më të lexuarat

Ka disa ushqime që mund t’i përdorni pa u frikësuar edhe nëse kanë kaluar muaj që ju i keni në kuzhinën tuaj. Ato janë rezistente dhe nuk rrezikojnë shëndetin tuaj. Ja cilët janë:

Mjalti
Mjalti është një nga ato ushqime të cilat kurrë nuk mund të prishet. Mund të ndryshojë ngjyrën dhe të bëhet kristalizuar, por ai mund të përdoret sërish për t’u ngrënë. Mjafton ta zhysni në një enë me ujë të nxehtë që të shkrijë. Mbajni larg nga dielli, në një zonë të freskët dhe të thatë.

Orizi
Edhe nëse krijon shtresa pluhuri të bardhë, orizi është po aq i mirë sa edhe ditën e parë.

Uthulla e bardhë
Ajo nuk mund të prishet kurrë. Mbetet gjithmonë e freskët dhe mund të përdoret për të bërë pafund gjëra me të në shtëpi.

Kripa
Çdolloj kripe mbetet e mirë dhe e freskët, pavarësisht viteve që kalojnë. Ruajeni nga nxehtësia e tepërt dhe në kavanoza të mbyllur.

Mielli i misrit
Një ushqim tjetër ju duhet të jeni të lumtur që kurrë nuk shkon kot është edhe mielli i misrit. Mbajeni në vende të thata dhe të freskëta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit