1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

5 sfidat kur hamë në një restorant që nuk shërben ushqime hallall

Më të lexuarat

Ngrënia e ushqimit në një restorant që nuk ka ushqim hallall mund të jetë goxha sfiduese. Por ndonjëherë, nuk gjendet ndonjë restorant tjetër, apo jeni duke udhëtuar dhe nuk e njihni mirë zonën. Dhe në këtë rast, janë 5 elemente që e përcjellin çdo musliman.

1. Kërkojnë ushqim vegjetarian

Nëse udhëtoni shpesh dhe mësoheni, atëherë bëhet e lehtë.

Por për të hequr gjithë dilemat, muslimanët drejtohen kah ushqimi vegjetarian. Meqenëse mishi i pulës shpesh fërgohet me të njëjtën yndyrë si ai i derrit (dhe në të njëjtën skarë), atëherë zgjidhja mbetet ushqimi vegjetarian. Mbani shënime: Mishi i peshkut zakonisht fërgohet në tjetër skarë dhe me yndyrë vegjetale. Përndryshe nuk ka shije!

Edhe sallata është zgjidhje e menqur, pasi perimet heqin dyshimet.

2. Pjesa qesharake: Thonë “Bismilah” me zë pak më të ulët

Muslimanët thonë “Bismilah” (me emër të Zotit) para se të fillojnë ushqimin. Por kjo fjalë mund të nxisë “dyshime” në mesin e të pranishmëve në restoran, dhe shumë prej vizitorëve musliman nuk duan të ngjallin asnjë konflikt e as pasiguri më të vogël. Në këtë kontekst, fjala “bismilah” thuhet me zë të vogël (edhe ju qeshet se si dikush frikësohet nga lutjet arabisht). Fundja, “bismilah” jo domosdoshërisht duhet të thuhet me zë aq të lartë. Gjithsesi, Zoti dëgjon edhe përshpërimat tona!

3. Përgjigjen lidhur me atë se cfarë është hallall dhe çfarë nuk është

Shumë udhëtarë mund të shoqërohen nga kolegë apo bashkëpunvtorë jo-muslimanë, dhe këta të fundit bëjnë pyetje interesante gjatë shoqërimit në restorant.

‘Hej, a mund të hani edhe peshq? A nuk është peshku haram? ‘Ose pyetja që vie më së shumti:’ Pse nuk porosit mish pule? Mendova se ishte vetëm mishin e derrit nuk e hani. “Dhe pastaj ju duhet të bëni të gjithë fjalimin lidhur me “standardet hallall” duke përfshirë edhe deklaratën: ‘Po, ha mish pule. Vetëm jo në restorantet e që nuk shërbejnë ushqim hallall.

4. Sfida e pirunjëve, ngrënia me dorën e djathtë

Sa herë ju ka rastisur të shihni shokët apo kolegët që hanë me dorë të majtë? Ju ndiheni në siklet pasi ju duket se dicka është kthyer mbrapsht.

Por përvec kësaj, ju bie të ndërroni vendin e thikës dhe pirurit.

5. Shmangia e ëmbëlsirës nga frika se mos është me alkool

Prania e alkoolit në ëmbëlsira është gjëja më e bezdisshme për një musliman. “A nuk mund ta bënin me një sirup frutash”, pyesin shumica.

Shumë ëmbëlsira të shijshme që të gjithë i hamë, mund të kenë edhe një “version alkoolik”. Ju mund të ja shpjegoni kamarierit që nuk do mish, por si të ja shpjegoni që w doni ëmbëlsirën pa alkool?

Prandaj shumica dorëzohen. Lëre fare! /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit