0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

470 PERSONA TË VRARË NË SIRI, IZRAELI KËRCËNON SE DO TË SULMOJ SIRINË

Më të lexuarat

Ndërkohë që përleshjet në kryeqytetin Damask të Sirisë janë përhapur në brendësi të kryeqytetit dhe në kalimet kufitare, me mijëra persona mundohen të largohen në drejtim të Libanit dhe Irakut.

Bëhet e ditur që numri i të vrarëve në këto 2 ditë e fundit në vend doli mbi 470 persona.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara njoftuan se brenda këtyre 2 ditëve të fundit nga Siria në Liban kanë hyrë rreth 30 mijë persona.

Me mijëra irakian të strehuar në Siri gjatë luftës në Irak mundohen të kthehen në vendin e tyre.

Një familje 7 anëtarësh është gjetur e vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tyre në Damask gjë që shkaktoi shqetësime dhe frikë në mesin e irakianëve që jetojnë në Siri.

Irakianët jetojnë vështirësi të mëdha gjatë përpjekjeve për të shkuar në aeroport dhe gjatë udhëtimit të tyre me rrugë tokësore për shkak të përleshjeve.

Ndërkohë që me mijëra persona të cilët mundohen të largohen nga Siria shkojnë në drejtim të kufirit me Irakun, Gjysmëhëna e Kuqe e Irakut kanë vendosur çadra në vijën kufitare me qëllim të ndihmës së të ardhurve.

1 prej 4 vendkalimeve të Irakut ka kaluar në duart e opozitarëve ndërsa forcat ushtarake siriane janë dislokuar në tre vendkalime tjera.

Ndërkaq edhe 2 vendkalime kufitare në kufirin me Turqinë tanimë gjenden në kontrollin e opozitarëve.

Forcat siriane deklaruan se kanë arritur të rikthejnë një lagje të kryeqytetit Damask që gjendej nën kontrollin e opozitarëve dhe publikoj pamje të rrugëve të mbushura me kufoma.

Ndërsa opozitarët deklaruan se janë tërhequr me qëllim të sulmit ndaj vendeve më strategjike.

Mësohet se opozitarët në Damask sulmuan dy poste policore ndërkaq forcat qeveritare sulmuan në mënyrë intensive vendet që kontrolloheshin nga opozitarët.

Ndërkohë Izraeli kërcënoi se do ta sulmoj Sirinë në rast se kjo e fundit armët e saj i transferon tek Hizbullahu që është aktiv në Liban.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak në deklaratën e tij të bërë nëpërmjet televizionit ka thënë se “ka urdhëruar ushtrinë që të intensifikojë punimet e informimit. Në rast se udhëheqja e Esadit e japë armatimin e rëndë Hizbullahut atëherë mund të organizojmë edhe operacion ushtarak ndaj Sirisë.”

Barak shtoi se armatimi kimik i Sirisë do të mund të transferohet në Liban.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, para disa ditëve kishte vizituar rrafshnaltën e Golanit të cilën e kanë marr në vitin 1967 nga Siria./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit