-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

42 palestinezë të plagosur në bastisjen e policisë izraelite në Al-Aksa

Më të lexuarat

Policia izraelite dje shpërndau protestuesit e mbledhur në Xhaminë Al-Aksa pas namazit të sabahut

Të paktën 12 persona u plagosën në ndërhyrjen e policisë izraelite me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese pas namazit të sabahut në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite ndërhyri pasi të rinjtë palestinezë hynë në Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar nga porta Bab al-Maghrib, një nga hyrjet e xhamisë, dhe hodhën gurë pas faljes së namazit të sabahut.

Ndihma e parë iu dha 42 personave të lënduar, ndërsa 22 prej tyre u shtruan në spital, sipas një deklarate të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Gjithashtu, policia raportohet se ka penguar ekipet e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze të hyjnë në kompleksin e xhamisë.

Policia izraelite i dëboi palestinezët nga oborri i Al-Aksasë dhe mbylli dyert e xhamisë për muslimanët që vinin nga jashtë për namazin e fundit të xhumasë së Ramazanit.

Policia u tërhoq nga xhamia rreth dy orë pas bastisjes. Ata janë ende të vendosur jashtë portës Bab al-Maghrib.

Gjithashtu, dëshmitarët okularë thanë se dy persona janë arrestuar.

Qindra palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar protestojnë kundër policisë izraelite duke brohoritur dhe thirrur parulla në rrugicat e qytetit të vjetër të Kudsit, ku ndodhet Xhamia Al-Aksa, sipas imazheve të shpërndara në mediat sociale.

Tensionet janë rritur në territoret palestineze që nga fillimi i prillit, mes fushatave të përsëritura të arrestimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe inkursioneve të përditshme të kolonëve në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit