1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

42 mijë palestinezë janë martirizuar që nga viti 1967 e deri më tani

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i Frontit për Iniciativë Kombëtare të Palestinës deklaroi se nuk ekzistojnë statistika të sakta për numrin e palestinezëve të vrarë nga vitit 1967, mirëpo janë regjistruar 42 mijë palestinezë të martirizuar gjatë kësaj periudhe.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mostafa Al-Barguthi, sekretari i përgjithshëm i Frontit për Iniciativë Kombëtare të Palestinës në 50 vjetorin e luftës gjashtë ditore të vitit 1967, bëri të ditur regjistrimin e martirizimit të 42 mijë palestinezëve dhe deklaroi se 10.969 palestinezë janë vrarë gjatë Intifadës së parë në vitin 1987. Al-Barguthi shtoi se gjatë agresioneve ushtarake të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës janë vrarë 3812 palestinezë në mesin e tyre 900 fëmijë. Në mesin e martirëve palestinezë të luftës së vitit 2014 të Izraelit kundër Rripit të Gazës, 70% e tyre ishin civilë dhe që nga viti 1967 deri në vitin 2014, janë arrestuar 800 mijë palestinezë. Lufta gjashtë ditore ishte një luftë e cila është zhvilluar nga 5 qershori deri më 10 qershor të vitit 1967 mes Izraelit dhe disa vendeve arabe si Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë. Kjo luftë ka filluar me sulmet ajrore të regjimit sionist në bazat ajrore të Egjiptit më 5 qershor të vitit 1967 dhe regjimi sionist në atë kohë okupoi Rripin e Gazës, shkretëtirën Sinai të Egjiptit, Kodsin Lindor, Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe lartësitë e Golanit të Sirisë./ PT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit