20.9 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Një ushtar e pyeti ushtarin tjetër, i cili falte namazin

Më të lexuarat

-O mik, në cilin shekull jetojmë? Pse po e lodh veten duke u falur pesë herë në ditë!?
Ushtari, i cili falte namazin në atë moment e pa togerin, që dukej së largu dhe i tha:
-Pse kur ky njeri kalon afër teje mblidhesh, e përshëndet dhe ja dëgjon të gjitha urdhrat? Nëse të thotë shtrihu, shtrihesh. Nëse të thotë ngrihu, ngrihesh. Edhe ai është i njëjtë si ti, një njeri me dy këmbë, dy duar dhe një kokë.
-Po! Edhe ai është një njeri si unë, por ai ka gradë të lartë, gjithashtu ka një yll mbi shpatull.
Përgjigja e ushtarit, që falte namazin ishte mahnitëse:
-O miku im, ti vetëm se ka një yll mbi shpatull i nënshtrohesh një njeriu të thjeshtë si ti, por unë si të mos i nënshtrohem dhe të mos i zbatoj urdhrat e Atij, që i ka në dorë të gjitha yjet dhe Universin, Atij që me fuqinë e Vet i lëviz ato si të ishin rruaza të tespiheve… Hë pra më trego, pse mos e falenderoj duke falur namazin!?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit