2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

4 probleme që na i zgjidhin vetëm qeset e silicit

Më të lexuarat

Shumica e njerëzve i hedhin qeskat me silic por nëse do të dinit për çfarë ti përdorni, ato janë shumë të dobishme. Qeset e silicit përmbajnë peleta të vogla të dioksidit të silikonit, të cilat përthithin lagështirën.

Kujdes: Ato nuk janë  toksike ose helmuese por  mund të përbëjnë një rrezik mbytjeje (sidomos me fëmijët e vegjël), kështu që ato vijnë me një etiketë paralajmëruese.  Këtu janë 5 raste kur këto qese të vogla mund t’i mbajnë sendet tuaja të thata dhe do t’ju bëjnë të mendoni dy herë përpara se t’i hidhni në plehra.

 Vendosini në çantën tuaj të palestrës.
Ruajtja e këtyre qeseve në çantën tuaj të palestrës do të ndihmojë për të thithur lagështinë e rrobave.

Ruan telefonin tuaj
Pra,me siguri keni dëgjuar për teknikën e orizit kur është fjala për tharjen e telefonit tuaj. E pra, duke e vendosur telefonin në një enë me këto qese silici do të bëni një punë shumë  të mirë për të shpëtuar telefonin tuaj, sipas Business Insider.

Mbron fotot
Fotot mund të shpërbëhen me kalimin e kohës dhe do të shkatërrohen nëse lagen por këto qese të vogla mund të ndihmojnë në parandalimin e kësaj ngjarjeje, duke ruajtur kujtimet e fotografuara të paprekura.

 Vendosja e këtyre qeskave në këpucë do të ndihmojë në heqjen e çdo lagështie dhe thithjen e aromave.  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit