15.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Gjermanët mahniten nga bukuritë shqiptare. Ja çfarë kanë thënë

Më të lexuarat

Malet në Shqipëri janë një mundësi shumë e mirë për turistët të cilët janë të magjepsur pas natyrës dhe janë aventuristë

Shqipëria së fundi është ‘zgjuar’ nga turistët e shumtë, por gjithashtu ka një shteg të veçantë ‘Majat e Ballkanit’, një shteg i jashtëzakonshëm për aventurë në Evropë, shkruan “mdr.de”.

Qarku është i gjatë rreth 192 kilometra dhe ofron një mundësi shumë të mirë për turistët, që janë aventuristë.

Distanca e shtegut lidhi Shqipërinë me Kosovën dhe Malin e Zi, derisa gjithashtu kanë filluar investimet, duke e kthyer nga rrënojat, në një vend shumë atraktiv për turistët.

Tethi është një fshat që ka përparuar shumë në vitet e fundit. Disa vjet më parë ai ishte pothuajse i boshatisur, kurse sot ka më shumë se 16 mijë turistë në sezon, përcjell albinfo.ch.

Peizazhet gjithashtu janë të mrekullueshme, ujëvarat dhe liqenet malore. Parku i Thethit, Valbona dhe Lumi i Gashit, janë një pasuri natyrore.

Gjithashtu ka shumë guida turistike për t’i vizituar këto vende, apo edhe agjenci të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit