Nga përleshjet mes përkrahësve të lëvizjes Pegida dhe policisë gjermane, 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Momente tensioni janë verifikuar këtë të shtunë në Këln të Gjermanisë, si pasojë e organizimit të dy protestave të ndryshme.
Nga njëra anë kanë qenë anëtarët e grupimit të djathtë Pegida, kundër emigrantëve; dhe nga ana tjetër lëvizja anti-demonstratë e ekstremit të majtë.
Policia, e cila një ditë më parë arrestoi 31 vetë lidhur me ngjarjen e fundvitit, është përpjekur të mbajë të ndara dy manifestimet dhe ka përdorur topa uji në momentin e përshkallëzimit të dhunës.
Aktet në fjalë morën dhenë pas dëgjimit të propozimeve të kancelares Merkel mbi emigracionin, të cilat u dënuan ashpër nga anëtarët e Pegidës.
Gjithashtu, gjatë së shtunës në Këln është zhvilluar edhe një protestë e shoqatave të grave, për të manifestuar pakënaqësinë ndaj dhunës së ushtruar ndaj tyre.
Mes masave të propozuara nga kancelarja Merkel parashikohet mundësia që refugjatët të humbasin të drejtën e azilit në rast krimesh. Një mekanizëm ky, i propozuar nga CDU, që do të mundësonte përshpejtimin e dëbimit të emigrantëve fajtorë për krime.