1. Ulu në shtrat kur je i lodhur.
Ndoshta mund të keni dëgjuar që duhet të biesh në gjumë çdo natë në të njëjtin orar, në mënyrë që të krijohet një lloj ritmi.
2. Zgjidh rrobat e së nesërmes një natë përpara.
Duke marrë vendime qoftë edhe të vogla për çfare bluze apo kollare do të vesh mund të harxhojë kohë, më mirë të jesh i /e përgatitur.
3. Vendos alarmin të paktën 1 metër e gjysmë larg krevatit.
Disa persona në mënyrë pothuajse të pavetëdishme, kur bie alarmi në mëngjes, shtypin butonin snoozë (dremit) dhe vazhdojnë të flenë.
4. Pi një gotë ujë.
Pasi ngriheni për të fikur alarmin, mund të jeni paksa të dehidratuar, prandaj është e këshillueshme një gotë ujë, e cila ndihmon trupin të kuptojë që është koha për t′u zgjuar