Më 2050 bota me shumë gjasa do të ketë ndryshuar në mënyrë drastike nga kjo që njohim sot dhe peizazhi ekonomik e financiar nuk do të bëjë përjashtim.
Një raport nga gjiganti i shërbimeve profesionale PwC ka shqyrtuar se cilat do të jenë ekonomitë më të mëdha e më të fuqishme pas 33 vjetësh.
Raporti, i titulluar “Vështrim i largët: Si do të ndryshojë rendi global i ekonomisë më 2050?” rendit 32 vende sipas prodhimit të përgjithshëm bruto të projektuar sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP).
Barazia e fuqisë blerëse është një teori që thotë se kurset e shkëmbimit midis monedhave janë në ekuilibër kur fuqia e tyre blerëse është e barabartë në secilin prej dy vendeve që krahasohen. PPP përdoret nga makroekonomistët për të përcaktuar produktivitetin ekonomik dhe standardet e jetesës midis vendeve për një periudhë të caktuar kohe.
Me përjashtim të SHBA, shumë nga fuqitë ekonomike aktuale, si Japonia e Gjermania, do të kenë pësuar zbritje në renditjen globale, të zëvendësuar nga vende si India e Indonezia, të cilat tani janë tregje në shpërthim.
Më poshtë është renditja e ekonomive më 2050. Shifrat janë në triliona dollarë amerikanë dhe në vlerë konstante. PPP aktuale e SHBA është 18.562 trilion dollarë. /Përgatiti SYRI
32. Holanda — 1.496
31. Kolumbia — 2.074
30. Polonia — 2.103
29. Argjentina — 2.365
28. Australia — 2.564
27. Afrika e Jugut — 2.570
26. Spanja — 2.732
25. Tailanda — 2.782
24. Malajzia — 2.815
23. Bangladeshi — 3.064
22. Kanada — 3.1
21. Italia — 3.115
20. Vietnam — 3.176
19. Filipine — 3.334
18. Korea e Jugut — 3.539
17. Irani — 3.900
16. Pakistani — 4.236
15. Egjipti — 4.333
14. Nigeria — 4.348
13. Arabia Saudite — 4.694
12. Franca — 4.705
11. Turqia — 5.184
10. Britania — 5.369
9. Gjermania — 6.138
8. Japonia — 6.779
7. Meksika — 6.863
6. Rusia — 7.131
5. Brazili — 7.540
4. Indonezia — 10.502
3. SHBA — 34.102
2. India — 44.128
1. Kina — 58.499