1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

311 ushtarë turq ende po fshihen pas tentimit për grusht shtet

Më të lexuarat

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se 311 ushtarë turq edhe më tej po fshihen pas tentimit për puç më 15 korrik, ndërsa nëntë prej tyre janë gjeneralë.
Sipas po kësaj ministrie ata ndodhen në territorin e Turqisë.
Megjithatë nuk është dhënë ndonjë koment se çfarë do të ndodhë me ushtarët, të cilët kanë ikur në Greqi, pas tentimit për gusht shtet dhe janë mbajtur nga autoritetet greke.

“Nuk mungojnë tanke, aeroplanë, helikopterë, anije apo teknikë tjetër luftarake. Ka megjithatë sasi të konsiderueshme të municionit, të cilin e kanë përdorë pjesëmarrësit në puç”, ka thënë ministri Ishik.
Njëkohësisht me dekret, i cili u shpall në gazetën zyrtare, 94 gjeneralë nga forcat tokësore, 22 admiralë, 44 gjeneralë nga forcat ajrore ushtarake dhe gjashtë gjeneralë dhe një admiral nga Akademia Mjekësore Ushtarake GATA janë sistemuar në detyra të tjera.
Sipas tij, do të vazhdojnë arrestimet dhe pezullimet edhe më tej.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit