Tre persona janë plagosur gjatë shpërthimit të një shok-bombe mbrëmë në qendër të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ka ndodhur afër mbikalimit në rrugën Mecidiyekoy Yolu e cila përmes lagjes Sisli shpie në autostradën D100.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa rruga është rihapur për qarkullimin.
Shok-bombat nuk janë vdekjeprurëse, por përdoren që përmes dritës dhe zërit të lartë që lëshojnë të shkaktojnë çorientim.