3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

3 pritshmëritë e Merkel-it nga samiti Turqi-BE

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pohuar se ka 3 pritshmëri për samitin i cili pritet të zhvillohet nesër mes Turqisë dhe BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetën Bild am Sonntag, Merkel ka thënë se 3 pritshmëritë për samitin e nesërm janë: plani i përbashkët i BE-së dhe Turqisë nda krizës së refugjatëve, ruajtja e kufijve të BE-së si dhe ardhja në ndihmë Greqisë për krizën.Angela Merkel në vijim të fjalës së saj tha se Turqia është një vend i cili strehon 2 milionë e gjysmë refugjatë dhe se kërkesa për ta lehtësuar këtë barrë përmes bashkëpunimit me BE-në është mëse normale. Ajo ka theksuar se edhe Gjermania ka pranuar pak më pak se një milion refugjatë.

Merkel në lidhje me fondin prej 3 miliardë eurosh të akorduar për refugjatët në Turqi tha se ky fond do të përdoret për arsimimin dhe integrimin e tyre në tregun e punës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit