1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

3 Mënyrat se si të mbrohesh nga magjia dhe syri i keq

Më të lexuarat

Në të vërtetë Allahu i Madhësuar ka lajmëruar njerëzit që të kenë kujdes nga e keqja e magjisë dhe syri i keq, para se të ndodhin ato dhe para se të prekin ndonjërin nga njerëzit.
Gjithashtu Allahu i Madhëruar e ka bërë të qartë për njerëzit se si të shërohen nga magjia mbrapa rënies së saj dhe kjo është mëshirë dhe mirësi prej Allahut të Lartësuar për njerëzit.

Disa mënyra për t’u mbrojtur nga magjia dhe syri i keq

1. Mbështetja tek Allahu i Madhëruar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të larguar magjinë dhe syrin e keq dhe është më e dobishmja, që kërkon mbështetësi tek Allahu i Lartëmadhëruar.

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Famëlartë:

“Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t’i mjaftojë atij plotësisht.” (Sure Et-Talak, 3).

2. Zbatimi i urdhërave të Allahut dhe shmania nga ndalesat (haramet).
Kushdo që i zbaton ato, ashtu siç ka urdhëruar feja Islame e mbron Allahu atë në dynja, në fenë e tij, familjen dhe pasurinë e tij.

3. Përmendja e shpeshtë e Allahut duke bërë dhikër, duke lexuar Kur’an, duke e thënë sa më shpesh fjalën La ilahe il-Allah, duke e lavdëruar, falënderuar dhe madhëruar Atë, duke kërkuar falje prej Tij, duke dërguar salavat mbi Profetin Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të); kjo është më e mira dhe më e dobishmja që robi ia përgaditë vetvetes.
Allahu i Madhëruar e urdhëroi Jahjan me pesë fjalë që të punojë me to dhe që të urdhërojë Beni Israilët që të punojnë me ato fjalë dhe njëra nga këto fjalë që Allahu e urdhëroi Jahjan është:

Përmendni sa më shumë Allahun që Ai t’ju përmendi juve, pra, Allahu ju urdhëron juve që ta përmendni atë duke mos i shoqëruar askënd në adhurim.
Robi nuk mbrohet nga shejtani vetëm se duke përmendur Allahun e Madhëruar.

Autor: Munira Bintu Abdul Aziz Et-Turkij
Marrë nga libri: “Kejfe tetekhalesu min es-sihr.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit