1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

3 ilaçe natyrore për veshët

Më të lexuarat

Të rriturit shumë më rrallë ndiejnë dhimbjen në zonën e veshëve. Por, dhimbja e veshit më së shpeshti shfaqet tek fëmijët, ndërsa mund të jetë e fortë ose e lehtë, afatshkurtër ose mund të zgjasë me orë. Mund të prekë njërin vesh, ose të dytë, dhe atë në të njëjtën kohë.

Disa njerëz thonë që dhimbja e veshit është një nga llojet më të rënda të dhimbjes. Fatmirësisht, ka ilaçe natyrore të cilat shumë shpejt e lehtësojnë dhimbjen.

Hudhra

Nxehni një thelb hudhre në vaj ulliri. Lëreni të ftohet, duhet të jetë i ngrohtë, por jo shumë. Vajin e derdhni në vesh, lëreni të qëndrojë 5-10 minuta, pastaj ktheni kokën në anë tjetër që vaji të dalë dhe gjatë kësaj përdorni fashë ose pecetë ose diçka që do të thithë vajin. Kurrsesi mos vëni hudhër të gjallë në vesh, sepse mund të nxisë irritimin e lëkurës dhe therje apo djegie.

Kanella

Përzini pak kanellë me vaj ulliri dhe pastaj nxeheni. Kur bëhet e nxehtë, largojeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet derisa të bëhet e vakët. Kulloni përzierjen, ndërsa vajin e vërë në vesh. Lëreni të veprojë 5 deri 10 minuta.

Bar veshi

Siç e ka emërtuar shumë mirë edhe populli, bar veshi është bimë e cila me shekuj përdoret për shërimin e inflamacioneve të ndryshme. Merrni disa gjethe të kësaj bime, preni dhe shtrydhni lëngun në vesh. Lëreni të veprojë disa minuta, dhimbja do të reduktohet. Lëngun e bar veshit mundeni edhe ta nxehni që ta keni sa më përshtatshëm./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit