Mubarak dënohet me burgim të përjetshëm

0
32

Një gjykatë në Kajro ka dënuar ish presidentin egjiptian Hosni Mubarak me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në vrasjen e demonstruesve gjatë kryengritjes së vitit të kaluar.

84 vjeqari u dënua pas një gjykimi 10 muajsh në një gjykatë të veçantë.
Mubarak është ish udhëheqësi i parë që gjykohet personalisht që nga fillimi i Pranverës Arabe në fillim të vitit 2011.
Gjyqtari pezulloi seancën pasi filluan bërtitma dhe kundërshtime në sallë gjersa lexohej aktgjykimi./kohaislame