26.6 C
Pristina
Monday, July 1, 2024

3 anët e shefatit-ndërmjetësimit

Më të lexuarat

3 anët e shefatit-ndërmjetësimit

1. Ata që do të ndërmjetësojnë janë profetët, besimtarët e mirë, engjëjt dhe nga ndërmjetësuesit është edhe Muhamedi alejhi selam.
2. I ndërmjetësuari është ai rob për të cilin bëhet ndërmjetësimi.
3. Dhënësi i ndërmjetësimit dhe Ai është Allahu i Lartësuar.
Shembull: Nëse Allahu do të falë dikënd nuk e fal atë dhe as nuk e fut në Xhenet, vetëmse pas ndërmjetësimit të Profetit alejhi selam për të.
Në këtë shembull kemi:
Ndërmjetësuesin dhe që është Profeti alejhi selam
Dhënësin e ndërmjetësimit dhe që është Allahu i Lartësuar
Të ndërmjetësuarin dhe që është ai për të cilin ndërmjetësohet në shembullin e mësipërm.
Nëse thuhet: Përse Allahu nuk e fut atë njeri në Xhenet direkt pa pasur nevojë të ndërmjetësojë dikush për të?
Themi: Kjo bëhet për një urtësi të madhe dhe që është shfaqja e pozitës dhe vlerës së ndërmjetësuesit tek Allahu, pra një nder për të, prandaj Allahu i Lartësuar e quajti shefatin e madh të Muhamedit alejhi selam; mekam el Mahmud (pozita e lavdërimit).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit