4.7 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Dënimi me erë – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Era është shenjë e Zotit

﴿ وَكَأَيِّنْ مِنْ آيَةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ يَمُرُّونَ عَلَيْهَا وَهُمْ عَنْهَا مُعْرِضُونَ * وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُمْ بِاللَّهِ إِلَّا وَهُمْ مُشْرِكُونَ ﴾ 

“Eh, sa shumë shenja ka në qiej dhe në Tokë, pranë të cilave ata kalojnë pa ua vënë veshin!

Shumica e tyre nuk besojnë në Allahun, pa i shoqëruar Atij njëkohësisht (idhuj të rremë) në adhurim”. (Jusuf: 105-106).

Shenjë me të cilën është betuar Allahu i Madhërishëm, kurse betimet e Allahut janë të mëdhaja:

﴿ وَإِنَّهُ لَقَسَمٌ لَوْ تَعْلَمُونَ عَظِيمٌ ﴾

“e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit”. (El-Vakiah: 76).

Allahu është betuar 4 herë në Kuran me këtë shenjë të Madhe:

﴿ وَالْمُرْسَلَاتِ عُرْفًا * فَالْعَاصِفَاتِ عَصْفًا * وَالنَّاشِرَاتِ نَشْرًا ﴾

Pasha erërat që dërgohen njëra pas tjetrës, 

Pasha ato që shpejtojnë shtrëngatën,

Pasha ato që shpërndajnë shiun. (El-Murselat: 1-3).

 ﴿ وَالذَّارِيَاتِ ذَرْوًا ﴾

“Betohem në erërat që çojnë (pluhurin)”. (Edh-Dharijat: 1).

Era është krijesë e nënshtruar ndaj Allahut

Era, të cilën e ka krijuar Allahu, është e nënshtruar ndaj Allahut dhe mjafton ti thuhet: bëhu edhe bëhet, i nënshtrohet Allahut, ashtu ashtu sikurse edhe krejt krijesat tjera, qiejtë e toka:

﴿ ثُمَّ اسْتَوَى إِلَى السَّمَاءِ وَهِيَ دُخَانٌ فَقَالَ لَهَا وَلِلْأَرْضِ ائْتِيَا طَوْعًا أَوْ كَرْهًا قَالَتَا أَتَيْنَا طَائِعِينَ ﴾

Pastaj Ai iu kthye qiellit, që ishte në gjendje mjegullie e i tha atij dhe Tokës: “Ejani të dy me hir a me pahir!”. Ata u përgjigjën: “Erdhëm me gjithë dëshirë e të bindur!”. (Fussilet: 11).

Fenomenet natyrore nuk duhet ti komentojmë vetëm materijalisht

Bota e ndikuar nga matrerijalizmi i skajshëm refuzon çdo ndërlidhje mes Fesë edhe fenomeneve natyrore edhe atyre do tu jep vetëm koment e sqarim shkencorë, megjithëse në kohërat e fundit edhe shkenca dorëzohet para disa fonomeneve dhe e kuptojnë se këto fenomene nuk e kanë fillimin e mbarimin nga natyra dhe se erërat ndodhin për një Urtësi të Madhe, e cila buron nga një i Urtë Absolut!

Madje ka shkenctarë të cilët e kanë pranuar Islamin duke bërë studimin e erërave nga pikëpamja Kuranore.

Erërat e mira dhe fortunat

﴿ هُوَ الَّذِي يُسَيِّرُكُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ حَتَّى إِذَا كُنْتُمْ فِي الْفُلْكِ وَجَرَيْنَ بِهِمْ بِرِيحٍ طَيِّبَةٍ وَفَرِحُوا بِهَا جَاءَتْهَا رِيحٌ عَاصِفٌ وَجَاءَهُمُ الْمَوْجُ مِنْ كُلِّ مَكَانٍ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ أُحِيطَ بِهِمْ ﴾  

Ai ua mundëson (njerëzve) udhëtimin nëpër tokë dhe det. E, kur gjenden në anije që lundron me ta me erën e përshtatshme e ata i gëzohen kësaj, arrin një stuhi dhe i sulmojnë valët nga të gjitha anët e mendojnë se do t’i vënë poshtë, (atëherë) i luten Allahut sinqerisht, duke i premtuar besimin: “Nëse na shpëton nga kjo, me të vërtetë, do të jemi mirënjohës”. (Junus: 22).

﴿ وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ يُرْسِلَ الرِّيَاحَ مُبَشِّرَاتٍ وَلِيُذِيقَكُمْ مِنْ رَحْمَتِهِ وَلِتَجْرِيَ الْفُلْكُ بِأَمْرِهِ وَلِتَبْتَغُوا مِنْ فَضْلِهِ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ﴾

Dhe, një prej shenjave të Tij, është dërgimi i erërave mbartëse të lajmeve të mira (shiut), që t’ju bëjë të shijoni nga mëshira e Tij, që anija të lundrojë me urdhrin e Tij, që të kërkoni nga dhuntia e Tij dhe që të jeni mirënjohës. (Er-Rum: 46).

﴿ وَهُوَ الَّذِي يُرْسِلُ الرِّيَاحَ بُشْرًا بَيْنَ يَدَيْ رَحْمَتِهِ حَتَّى إِذَا أَقَلَّتْ سَحَابًا ثِقَالًا سُقْنَاهُ لِبَلَدٍ مَيِّتٍ فَأَنْزَلْنَا بِهِ الْمَاءَ فَأَخْرَجْنَا بِهِ مِنْ كُلِّ الثَّمَرَاتِ كَذَلِكَ نُخْرِجُ الْمَوْتَى لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ ﴾ 

Ai i dërgon erërat si lajmëtare të mëshirës së Tij. Kur erërat lëvizin retë e rënda me shi, Ai i çon ato tek ndonjë vend i vdekur, ku lëshon shi dhe me anë të tij nxjerr lloj-lloj frutash; po kështu do t’i ringjallë edhe të vdekurit. Këta janë shembuj që t’ua vini veshin. (El-A’raf: 57).

Fortunat me zjarr

Sipas shkenctarëve fortunat me zjarr lindin në malet ku ka zjarre masive dhe këto fortuna i ka përmendur Kurani Fisnik, edhe pse Kurani në kohën e shpalljes i ka fokur njeriut që ka jetuar në shkretëtirë dhe nuk kishte pasqyrë për malet. 

Allahu në kohën e tyre thotë:

﴿ أَيَوَدُّ أَحَدُكُمْ أَنْ تَكُونَ لَهُ جَنَّةٌ مِنْ نَخِيلٍ وَأَعْنَابٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ لَهُ فِيهَا مِنْ كُلِّ الثَّمَرَاتِ وَأَصَابَهُ الْكِبَرُ وَلَهُ ذُرِّيَّةٌ ضُعَفَاءُ فَأَصَابَهَا إِعْصَارٌ فِيهِ نَارٌ فَاحْتَرَقَتْ كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمُ الْآيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَتَفَكَّرُونَ ﴾

A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni. (El-Bekare: 266).

Erërat janë ushtri e Zotit

Ato mund të jenë mëshirë për besimtarët, sjellin myzhden e shiut, sjellin retë e mbushura me shi drejt një tokës së vdekur, të thatë, për të ngjallur tokën edhe për tu dhënë ujë krijesave që jetojnë në atë tokë, pra është dhunti për besimtarët.

Ato mund të jenë edhe ushtri e Zotit të cilën ia çopn armiqve të besimtarëve dhe atyre që u bëjnë zullum, siç tha Pejgamberi, ﷺ: “Më ka ndihmuar Allahu me erë”. (Muslimi).

Era mund të jetë dënim nga Zoti

Era mund të jetë dënim edhe ndëshkim nga Allahu të cilën ia dërgon atyre që e meritojnë, siç ka ndodhur me popujt e mëparshëm:

 ﴿ وَأَمَّا عَادٌ فَأُهْلِكُوا بِرِيحٍ صَرْصَرٍ عَاتِيَةٍ ﴾ 

“…kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë,…”. (El-Hakka: 6).

Me erë i ka shkatërru edhe fiset arabe të cilët u bënë bashkë kundër Muhammedit ﷺ, në betejën e Ahzabit:

﴿ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا نِعْمَةَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ جَاءَتْكُمْ جُنُودٌ فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا وَجُنُودًا لَمْ تَرَوْهَا وَكَانَ اللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرًا ﴾ 

O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju. (El-Ahzab: 9).

Bëhet fjalë për betejën e Hendekut, të zhvilluar në vitin 5 h / 627 e.s.

Feja na mëson si të sillemi me erërat

Kur frynte erë e fuqishme Pejgamberi, ﷺ, lutej e thoshte:

اللهم إني أسألُك خيرَها وخيرَ ما فيها وخيرَ ما أُرسِلَت به، وأعوذُ بك من شرِّها وشرِّ ما فيها وشرِّ ما أُرسِلَت به

“O Allah! 

Të kërkoj të mirën e saj, të mirën që ka me vete dhe të mirën që e sjell ajo.

Kërkoj mbrojtje te Ti nga sherri i saj, sherri që ka brenda saj dhe sherri të cilin e sjell ajo”. (Muslimi).

Na e ndalonte të shajmë erën:

لا تسبُّوا الرِّيحَ فإنَّها تجيءُ بالرَّحمةِ والعذابِ ولَكِن سلوا اللَّهَ خيرَها وتعوَّذوا بهِ من شرِّها

“Mos e shani erën, sepse ajo vjen me mëshirë apo ndëshkim, por lutne Allahun për të mirën e saj edhe kërkoni mbrojtje tek Ai nga sherri i saj”. (Ahmedi, sahih).

Dhe shifej frika në fytyrën e tij kur frynte erë e fuqishme, e kur fillonte të binte shi, i largohej frika nga fytyra. Thotë Aisheja, radijallahu anha, kur e pyeta për këtë gjë, më tha: kisha frikë të mos jetë ndëshkim, i cili do e kaplonte popullin tim”. (Muslimi).

Namazi në ditët me erëra të fuqishme edhe me shi

Pejgamberi, ﷺ, kur kishte ditë me erëra të fuqishme edhe me shi, i thoshte muezinit të thotë: “Faluni në shtëpijat tuaja”.

 

Kjo është Feja jonë:

﴿ رَبُّكُمُ الَّذِي يُزْجِي لَكُمُ الْفُلْكَ فِي الْبَحْرِ لِتَبْتَغُوا مِنْ فَضْلِهِ إِنَّهُ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا * وَإِذَا مَسَّكُمُ الضُّرُّ فِي الْبَحْرِ ضَلَّ مَنْ تَدْعُونَ إِلَّا إِيَّاهُ فَلَمَّا نَجَّاكُمْ إِلَى الْبَرِّ أَعْرَضْتُمْ وَكَانَ الْإِنْسَانُ كَفُورًا * أَفَأَمِنْتُمْ أَنْ يَخْسِفَ بِكُمْ جَانِبَ الْبَرِّ أَوْ يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ثُمَّ لَا تَجِدُوا لَكُمْ وَكِيلًا * أَمْ أَمِنْتُمْ أَنْ يُعِيدَكُمْ فِيهِ تَارَةً أُخْرَى فَيُرْسِلَ عَلَيْكُمْ قَاصِفًا مِنَ الرِّيحِ فَيُغْرِقَكُمْ بِمَا كَفَرْتُمْ ثُمَّ لَا تَجِدُوا لَكُمْ عَلَيْنَا بِهِ تَبِيعًا ﴾ 

Zoti juaj është ai që e bën anijen të lëvizë nëpër det për të kërkuar nga begatitë e Tij. Ai është vërtet i Mëshirshëm me ju.

Kur ju ju godet fatkeqësia në det, ata që ju i adhuronit në vend të Atij, zhduken. Por, pasi Ai ju shpëton në tokë, ju i ktheni shpinën. Njeriu është mosmirënjohës.

Vallë, a jeni të sigurt, që Ai nuk do t’ju fundosë në tokë ose, që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë, pa pasur mundësi që ju të gjeni dikë, që t’ju mbrojë?

Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t’ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t’ju dërgojë furtunë e t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj, pa pasur mundësi që të gjeni dikë, që t’ju mbrojë nga Ne? (El-Isra: 66-69).

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit