2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gaza nuk do të bjerë!

Më të lexuarat

Atyre që e duan Gazën dhe që i frikësohen rënies së saj, u themi: Të jeni të sigurt, Gaza është më e fortë nga sa mund ta imagjinoni!

Atyre që e urrejn Gazën dhe që presin rënien e saj, u themi: Heshtni, do të vdisni para se ta shihni këtë skenë, qëndrueshmëria e Gazës është më e gjatë se jeta juaj!

Kjo nuk është një bisedë sentimentale, edhe pse unë, si të gjithë ju, e dua Gazën!

Nuk eshte muhabet motivues edhe pse une si te gjithe ju besoj qe fjala eshte arme!

A nuk ka thënë Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, për poezinë e Hassan ibën Thabitit, se për kurejshët është më e rëndë se gjuajtja e tyre me shigjeta?!

Por është njohja e realitetit e shoqëruar me leximin e ligjeve hyjnore mbi konfliktin!

Ka kaluar koha e mbjelljes, kur ishte e mundur çrrënjosja e Gazës, tani më jemi në kohën e korrjes.

Tani më së shumti që mund të bëhet është të thyhet një degë e pemës, por shkulja e saj, dashtë Zoti, është e pamundur!

Për sa kohë që pema qëndron në këmbë, ajo nuk qan për një degë të thyer, ajo rrit degë tjera!

Jeta e shtetit pushtues – në profecitë e tyre dhe në sinjalet tona, shtoja kësaj edhe ndryshimin e ekuilibrit të forcave në njëzet vitet e fundit – është shumë e shkurtër që gjatë jetës së saj të shkatërrohet Gaza, e pastaj të pushojë dhe pastaj të shfaqet një Gaza tjetër për të filluar nga e para!

Edukoni rininë tuaj, përgatitni batalionet tuaja, gërmoni tunelet tuaja, prodhoni armët tuaja, krijoni përkrahjen popullore, popull, i cili do jetë i gatshëm të flijohet me gjakun dhe shpirtrat e fëmijëve të tij, pastaj vazhdoni ecni rrugën që e keni nisur që nga fillimi!

Fatmirësisht, nuk ka më kohë dhe nuk do të ketë më ushtar tjetër, nga duart e të cilit do të shkatërrohet shteti pushtues. Gjatë gjithë kohës e shifte dhe nuk mundej ta pengonte që të rritet dhe të forcohej, mu ashtu si u rrit Musai, paqja qoftë mbi të, para syve të Faraonit, kundër dëshirës së tij!

Fati, misioni dhe nderi i Gazës është të jetë ky ushtar që u zgjodh për këtë triumf të madh dhe kushdo që do lavdi le të ecë me të dhe të jetë thellësia e tij, shpina dhe mbështetja e tij, sepse në këtë mënyrë ai e kryen një adhurim ndaj Zotit të vet dhe jo se është duke bërë diçka tepër për Gazën!

E kush e kthen shpinën dhe bëhet sikur ska nevojë për askënd, le ta dijë se Allahu është Ai që ska nevojë për askënd!

Vazhdon karvani të ecë në rrugën e saj dhe askush nuk mund ta pengojë më, me lejen e Zotit, dhe se ky karvan nuk ka destinacion tjetër përveç oborreve të xhamisë Al-Aksa!

E nesërmja është shumë afër për atë që e pret!

Ed-hem Sherkavi

*Këtë e kam shkruar në ditët e para të luftimeve, Allahun e falënderojmë, i Cili më dha ymër që ta shoh se ka qenë e vërtetë deri në këto çaste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit