1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

272 kuriozitete të shkurtra për Islamin

Më të lexuarat

• Gjatë kohës së hajdit dhe nifasit gruas i ndalohet: namazi, prekja e Kur’anit, qëndrimi në xhami dhe marrëdhëniet intime me bashkëshortin,

• Melekët ndërrohen në kohën e namazit të sabahut dhe të ikindisë,
• Pejgamberi i pare i cili do të vishet në Ditën e Gjykimit është Ibrahimi a.s.,
• Shjetani nuk hynë në atë shtëpi ku lexohet sureja Bekare,
• Gruaja mund të agjëroi vullnetarisht (nafile) vetëm me lejen e bashkëshortit,
• Në namazin e synetit të sabahut, është synet të lexohet kaptina Kafirun dhe Ihlas,

• Kur një grua kalon rrugës e parfymosur dhe të tjerët e ndjejnë aromën e parfumit, e ka statusin e të pamoralshmes,
• Ai i cili para vdekjes thotë fjalët: “LA ILAHE ILALLAH” do të hyjë në Xhennet,
• Ajeti i fundit i shpallur është 281 i sures Bekare,
• Furkan, Kitab, Ziker…..janë disa nga emrat e Kur’anit,
• Ezzubjer iben Avvaz r.a. është i pari i cili e ka nxjerr shpatën në rrugën e Allahut xh.sh.,

• E vetmja sure në Kur’an e cila nuk fillon me Bismil-lah është Et-Tevbe,
• Kur’ani i ka 114 kaptina,
• Është synet që ditën e xhuma të lexohet kaptina Kehf,
• Mesi i Kur’anit është në kaptinën Kehf,
• Kaptina Ihlas e ka vlerën e 1/3 së Kur’anit,

• Baba dhe nëna e Muhammedit a.s. janë quajtur Abdullah dhe Emine,
• Xhaxhai i Muhammedit a.s. është quajtur Ebu Talib,
• Muhmamedi a.s. ishte prej fisit Kurejsh,
• Kur ka filluar të zbres shpallja, Muhammedit a.s. i kishte dyzet vjet,
• Nofka e Muhammedit a.s.ishte El- Emin,

• Motra e Muhammedi a.s. nga qumështi është quajtur Shejma,
• Muhammedi a.s. nuk kishte vëlla as motër,
• Bashkëshortja e pare e Muhammedit a.s. është quajtur Hatixhe,
• Beteja e parë në të cilën muslimanët luftuan ishte beteja e Bedrit,
• Muhammedi a.s. ka bërë hixhret bashkë me Ebu Bekrin r.a.
• Para fillimit të ushqimit duhet thënë Bismil-lahi.
• Namazi është shtylla e fesë.
• Dënimin më të vogël në xhehen-nem do ta ketë Ebu Talibi, xhaxhai i Muhammedit a.s.

• Fatiha është kaptina e pare e Kur’anit.
• En-nas është kaptina e fundit e Kur’anit.
• Përmbytja u ka ndodhë popullit i cili ka jetuar në kohën e Nuhit a.s.
• Ibrahimi a.s. është hudhër për së gjalli në zjarr.
• Pejgamberi Ejub a.s. është ballafaquar me sprovat më të mëdha.
• Pejgamberi i cili ka lindur pa baba është Isai a.s.
• Muhammedi a.s. është shpërngulur për në botën e amshuar në moshën 63 vjeçare.

• Muslimanët kanë sunduar ose kanë qëndruar në Spanjë afër 800 vjet.
• Meleket, Munkiri dhe Nekiri janë të ngarkuar t’i pyesin njerëzit në varr.
• Meleku Israfil do ti fryj surit.
• Namazi i cili falet me xhemat është i vlefshëm 25 – 27 herë, nga namazi i cili falet në shtëpi.
• Levhi Mahfudhi është pllaka ku janë shënuar gjëra që do të ndodhin.

• Krishterët kanë humbur në lidhje me një të dërguar, e ai ishte Isa a.s.
• Jahuditë thanë se Uzejri a.s. është djali i Zotit.
• Ashabët janë shokët e Pejgamberit a.s.
• Fjala e parë që e ka folur Isai a.s. në djep ka qenë: “Unë jam Abdullah, rob i Allahut.
• Havarijunët janë shokët e Isait a.s.

• Në Kur’an janë përmendur 25 pejgamber.
• Asnjë grua nuk ka qenë pejgambere.
• Muhammedi a.s. ka qenë më i zgjedhuri ndër pejgamberët.
• Myezini i parë në Islam është quajtur Bilal iben Rebbah.
• Shpallja Muhammedit a.s. ka filluar t’i zbres në shpellën Hira.

• Udhëheqësi i të gjithë myslimanëve quhet halife.
• Tevrati i është shpallur Musait a.s.
• Zeburi i është shpallur Davudit a.s.
• Ingjili i është shpallur Isait a.s.
• Hakka dhe Kijame janë emërtime për Ditën e Gjykimit.

• Nar, Sekar dhe Xhehim janë emërtime për xhehenemin.
• Në Kur’an ka 15 sexhde-i-tilavet.
• Në kaptinën Haxhxh gjinden 2 sexhde-i-tilavet.
• Njeriut në varr do t’i parashtrohen këto pyetje: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Cili është pejgamberi yt?
• Shigjeta e parë në rrugën e Allahut është hedhur nga Sa’d in Vekkasi

• Arshin e mbajnë 8 Melek.
• Halid iben Velid e ka pasur nofkën Sejfullah (Shpata e Allahut).
• Lufta e Hendekut quhet ndryshe edhe lufta e Ahzabit.
• Muhammedi a.s. është plagosur në luftën e Uhudit.
• Në betejën në Mu’ta kanë marr pjesë 200.000 bizantinë.

• Sulejmani a.s. ka vdekur i i mbështetur në shkopin e tij.
• Ajeti më i lartësuar në Kur’an është Ajeti-Kursij.
• Gruaja e Faronit është quajtur Asija.
• Idenë për hapjen hendekut në luftën e Ahzabit e ka dhënë Selman el-Farisi.
• Fëmijët Muhammedit a.s. janë quajtur: Kasim, Abdullah (Tahir), Ibrahim, Zejneb, Fatime, Rukajja dhe Ummu Kulthum.

• Mbulimi i femrës është urdhëruar vitin e pestë sipas Hixhretit.
• Disa nga mu’xhizet e Muhammedit a.s.: Kur’ani, qarja Hënës, përshëndetja me selam nga ana e gurit, rrjedhja e ujit nga gishtërinjtë e tij …
• Nuhu a.s. ka jetuar 950 vjet.
• Bijtë e Ademit a.s. janë quajtur Kabili dhe Habili.
• Abdullah ibn Mes’ud r.a. është i pari që ka lexuar Kur’an haptazi në Mekke.

• Marrëveshja në mes Allahut xh.sh. dhe shpirtrave të të gjithë njerëzve quhet Misak.
• Pjesa e cila nuk do të kalbet në varr është ashti i bishtit.
• Kushtet e martesës janë: bashkëshortja, bashkëshorti, përfaqësuesi (velijj), forma (oferta dhe pranimi) dhe dëshmitarët.
• Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka qen dhe fotografi (me figura).
• Kushtet e abdesit janë: nijeti – vendosja, larja e duarve me gjithë bërryla, dhënia mes kokës, larja e këmbëve gjer pas nyejve, përmbajtja e renditjes. (El – Maide,6)

• Kur’ani i ka tridhjetë xhuze.
• Gruaja martohet për katër gjëra: bukurinë, prejardhjen, pasurinë dhe fenë.
• Shkalla më e lartë e imanit është të thuash– La ilahe illallah.
• Shkalla e më ulët e imanit është largimi i një pengese nga rruga.
• Nëse në kohën e namazit të zë gjumi ose harron për ta falur, obligohemi që ta falim kaza.

• Njohësi më i mirë i haramit dhe hallallit, në mesi sahabëve ishte Muadh iben Xhebeli
• Gjumi i thellë në të cilin njeriu është i pavetëdijshëm, është një nga gjërat që e prishin abdesin.
• Namazi i falur në Harem të Qabes është i vlefshëm 100.000 herë se namazi në xhamitë tjera.
• Tubimi i Kur’anit në Mus’haf është bërë në kohën e Othmanit r.a.
• Emërtimi tjetër për namazin e akshamit është vitri i ditës.

• Xhamia e parë e ndërtuar në islam, është Mesxhidul Kuba.
• Popullit Benu Israil i është urdhëruar prerja e lopës.
• Në xhami hyhet më këmbë të djathtë, ndërsa dilet me të majtën.
• Në WC hyhet me të majtën, ndërsa dilet me të djathtën.
• Muhammedi a.s. tri vjet ka thirrur në Islam fshehtas.

• Surja me gjatë në Kur’an është Al-Bekare.
• Ajetet e para të shpallura në Kur’an janë në kaptinën El-Alek (Ikre).
• Ebu Sufjani ka qenë udhëheqësi i Kurejshëve në Uhud.
• Qabenë e kanë ndërtuar Ibrahimi a.s. dhe Ismaili a.s.
• Në luftën e Uhudit, Ebu Duxhane e ka mbajtur shpatën e Muhammedit a.s.

• Shehidi në Xhennet do t’i ketë shtatëdhjetë e dy hyri.
• Për alkoolin janë shpallur tri ajete.
• Ajeti i parë i shpallur për ushqimin gjendet në suren El-en’am.
• Babai i Ibrahimit a.s. është quajtur Azer.
• Muhammedi a.s. katër herë e ka bërë Umren.

• Allahu xh.sh. në Beder i ka dërguar njëmijë melek.
• Surja El-Enfal flet për luftën Bedrit.
• Dënimi për amoralitet të pa martuarit dhe të pa martuarës është njëqind goditje dhe përndjekja nga vendbanimi për një vit.
• Dënimi për homoseksualin dhe marrëdhëniet seksuale me kafshët është me vdekje, pa marr parasysh a është i martuar po jo.
• Dënimi për amoraltet përmendet në suren En-Nur.

• Dënimi për konsumimin e alkoolit është dyzet goditje, ndërsa gjyqtari mund t’i rris edhe në tetëdhjetë.
• Të vdekurin (mejjitin) gjer te varri e përcjellin tri gjëra: familja, pasuria dhe veprat. Vetëm veprat mbesin me të.
• Në mes njeriut dhe kufrit (mosbesimit) është lënia e namazit.
• Melekët e kanë pastruar Hanzal iben Amrin, r.a.
• Prerja e kurbanit me rastin e lindjes së fëmiut quhet akika.

• Shartet e haxhit janë: tavafi, sa’ji dhe Arafati.
• Nata e Lejletul Kadrit është më e vlefshme se 1ooo muaj.
• Sunet është agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval, ditën e nëntë dhe të dhjetë të muajit Muharrem, ditën e hëne, të enjten dhe ditët e bardha.
• Mendjemadhësi është injorim i së vërtetës dhe nënçmim i njerëzve
• Pasi Allahu xh.sh. e kthen Isain a.s., ai (Isa a.s.) do ta mbysë Dexhallin

• Babai i Musait a.s. është quajtur Imran.
• Fiter Bajrami zgjatë tri ditë.
• Bajrami i Kurbanit zgjatë katër ditë.
• Xhehennemi do të ndizet nga hafizi, i pasuri dhe nga muxhahidi.
• Mali në të cilin ka zbarkuar anija e Nuhit a.s. pas vërshimit
quhet Xhudijj.

• Pejgamberi Hud a.s. është dërguar te populli Ad.
• Popullit Themud i është dërguar pejgamberi Salih a.s.
• Në Medjen është dërguar pejgamberi Shuajb a.s.
• Dy bashkëshorte të pejgambereve kanë qenë sterile: e Ibrahimit a.s. dhe e Zekerijas a.s.
• Gibeti (përgojimi) krahasohet me ngrënien e mishit të vëllait të vdekur.

• Gjëja e lejuar, por më e urryer te Allahu xh.sh. është divorci – shkurorëzimi.
• Nuk lejohet martesa me dy motra.
• Në Ditën e Gjykimit pyetja e parë për besimtarin do të jetë për namazin.
• Gruaja e parë që ka vrarë mosbesimtarin në rrugën e Allahut
është quajtur Safijja bint.Abdul Muttalib.
• Më së shumti hadithe nga Pejgamberi a.s.ka transmetuar Ebu Hurejre r.a.

• Në suren Tevbe përmenden luftërat e Tebukut dhe të Hunejnit.
• Profesioni i Davudit a.s. ka qenë përpunimi i mburojave të luftës.
• Profesioni i Zekerijas a.s. ka qenë zdrugthtaria.
• Adabet e hyrjes në shtëpi janë: mos të hysh pa leje, të trokasësh tri
herë, mos të shikosh për dritare ose për mes vrimës së çelësit dhe para hyrje të përshëndesësh familjarët.
• Njeriu më i pasur nga populli i faraonit është quajtur Karun.

• Fiset Medinase të cilat luftuan në mes tyre par Islamit janë Evs dhe Hazrexh.
• Mbretëresha e cila ka pranuar islamin në kohën e Sulejmanit a.s. është quajtur Belkise.
• Muhammedi a.s. ka lindur në muajin rebiul evvel.
• Omeri r.a. e ka dëgjuar suren Ta-Ha dhe ka pranuar Islamin.
• I vetmi pejgamber që nuk ka vdekur është.Isa a.s.

• Fjala Ramadan përmendet vetëm njëherë në Kur’an.
• Muhammedi a.s. para se të shpërngulej për në Ahiret, e ka parë Xhenetin dhe Xhehennemin.
• Ibrahimi a.s. është lindur në shpellë në kohën e mbretit Nemrud.
• Isa a.s. me lejen e Allahut xh.sh. ka shëruar sëmundjet ngjitëse dhe i ka ngjallur të vdekurit.
• Në suren Muxhadele, në çdo ajet përmendet emri i Allahut xh.sh.

• Pjesa e ushtrisë e cila ka gabuar në luftën e Uhudit kanë qenë shigjetarët.
• Gruaja e cila ia ka hapur për së vdekuri gjoksin Hamzes r.a. është quajtur Hindi.
• Kur Muhammedi a.s. ka bërë hixhret, në shtrat e ka lënë Aliun r.a.
• Lufta e fundit e Muhammedit a.s. ka qenë Tebuku.
• Shehidët nga Xhenneti do të dëshirojnë të kthehen në dynja (që edhe një herë ta japin jetën në rrugën e Allahut xh.sh.).

• Allahu xh.sh. shedhidit do t’ia falë të gjitha përveç borxhit.
• Munafikët (dyfytyrëshat) do të jenë në shkallët më të ulëta të Xhehennemit.
• Melekët të cilët ua kanë mësuar sihrin quhen Haruti dhe Maruti.
• Betimi në diçka tjetër pos All-llahut është shirk.
• Melekët – Engjujt janë të krijuar para njeriut.

• Në mesin e popullit të Lutit a.s. ka pasur homoseksual.
• Kur të dilet nga WC-ja thuhet: Gufraneke.
• Shehidi në Ditën e Gjykimit do të mund të ndërmjetësoi për shtatëdhjetë të afërm të tij.
• Gjatë veshjes, së pari fillohet nga ana e djathtë.
• Emri i Esma bint Ebu Bekr është Pronare e dy brezave.

• Kush fsheh diturinë në këtë botë do të fshikullohet me kamxhikë nga zjarri i Xhehenemit.
• Ndarja në mes Xhennetit dhe Xhehennemit quhet E’araf.
• Hatixhes r.a. i ka ardhur selami nga Allahu xh.sh. dhe
mesazhi se e ka të rezervuar një shtëpi në Xhennet.
• Pushimi i pasditës (fjetja) quhet kajllulla.
• Jehuditë janë të krahasuar me gomarin i cili bartë libra.

• Emërtimi i përbashkët i bashkëshorteve të Muhammedit a.s. është nënat e besimtarëve.
• Allahu xh.sh. në fillim e ka krijuar lapsin.
• Atij që ia do Allahu xh.sh. të mirën, e udhëzon në rregullat fesë.
• Gjashtë gjëra i janë dhënë vetëm Muhammedit a.s.: aftësia e posaçme e të shprehurit, është ndihmuar me frikë kundër armikut në largësi prej një muaji ecje, i është lejuar plaçka e luftës, toka i është bërë e pastër dhe e bekuar, është dërguar për të gjitha krijesat dhe ai është vula e të gjithë profetëve.

• Më së shumti Allahut, nga robërit e tij, i frikohen dijetarët.
• Dy lumenj të Xhennetit në këtë botë janë Nili dhe Eufrati.
• Pjesa më e lartë e Xhennetit quhet Firdevs.
• Uhudi, Lubnani, Sinaji dhe Xhudijji janë kodra të Xhennetit në këtë dynja.
• Kur’ani është fjala e Allahut xh.sh.

• Shejtanit mund t’ia ngushtojmë depërtime me agjërim.
• Njeriu i parë është krijuar nga balta.
• Dera e Xhennetit nëpër të cilën do të hyjnë agjëruesit quhen Rejjan.
• Muhammedi s.a.v.s. i pari do të hyjë në Xhennet.
• Në Xhennet, pa dhënë llogari do të hyjnë shtatëdhjetë mijë njerëz.

• Xhenneti i ka tetë dyer.
• Në Ditën e Gjykimit Isa a.s. dhe Shejtani do të mbajnë hytbe.
• Xhehennemi i ka shtatë dyer.
• Disa mënyra për ta larguar shejtanin janë: leximi i Ajetul-kursisë, leximi i sureve Felek dhe Nas, këndimi i ezanit dhe leximi i Kur’anit.
• Disa nga mëkatet e mëdha janë: shirku, prostitucioni, mosdëgjimi prindërve dhe alkooli.

• Melekët janë të krijuar nga drita.
• Exhinët janë të krijuar nga zjarri.
• Durimi është i përmendur në më shumë se nëntëdhjetë vende në Kur’an.
• Libri i shënimeve të veprave të mira quhet Il-lijjun.
• Populli Themud është shkatërruar më një britmë të tmerrshme.

• Populli Adë është shkatërruar më një erë të ashpër dhe të ftohtë
• Populli i Lutit a.s është shkatërruar me stuhi të rërës.
• Qyteti i Medinës para ardhjes së Kur’anit është quajtur Jathrib.
• Viti në të cilin janë shpërngulur për në Ahiret Ebu Talibi dhe Hatixheja r.a. është quajtur viti pikëllimit.
• Guri i zi, i vendosur në murin e Qabesë, në fillim ka qenë i bardhë.

• Personi që ka mbytur Homzën r.a. është quajtur Vahshijj.
• Njeriu i parë, i cili ka shkruar me laps është Idrisi a.s.
• I fundit nga sahabet e Muhammedit a.s. që është shpërngulur në Ahiret është Tufejl iben Amer, në vitin 110 h.
• Në xhuzin Amme (xhuzi i 30) janë tridhjetë e shtatë sure.
• Hadithet muttefekun alejhi, janë hadithe të shënuara nga Buhariu dhe Muslimi.

• Muhammedit a.s., nga gjërat më të dashurat të kësaj bote kanë qenë gratë dhe parfumet.
• Kur njeriu teshtinë duhet thënë elhamdulilah.
• Davudit a.s. ka agjëruar tërë vitin, një ditë po e një jo.
• Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave.
• Suret Felek dhe Nas janë shpallur kur Muhammedit a.s.i kanë
bërë magji.

• Hapja e gojës është nga shejtani, përderisa teshtitja është nga Allahu
xh.sh.
• Pesë shenjat e mëdha të Ditës së Kiametit janë: zbritja e Isait a.s., dalja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, Daubbetul erd, lindja e Diellit nga perëndimi dhe Dexhalli.
• Populli Benu Israil janë shndërrouar në majmun dhe derra.
• Shkurorëzimi në mes Zejnebes dhe Zejdit r.a. është përmendur
në Kur’an.
• Dexhxhallin do të mbytet në Kuds.

• Isa a.s. do të zbres në Damask, në minaren e xhamisë Emevive.
• Isa.a.s. do të vdes dhe do të varroset në Medine.
• Mbytja e Osmanit r.a. është njëri prej shenjave të Ditës së Kiametit.
• Populli Beni Israil ka kërkuar nga Musa a.s. që ta shohin Allahun xh.sh.
• Kur Musa a.s. i ka ra tokës më shkop kanë buruar dymbëdhjetë kroje.

• Në ballin e Dexhxhallit do të shkruaj KAFIR.
• Njeriu më së afërmi tek Allahu është kur bie në sexhde.
• Allahu xh.sh. thotë se shejtani është armiku i ynë i hapur.
• Kibla e parë e myslimanëve ka qenë në Kads (Jerusalem).
• Njerëzit më së tepërmi i nënvlerësojnë ose injorojnë dy gjëra: shëndetin dhe kohën e lirë.

• Më mirë është për njeriun të ulet në zjarr dhe t’i digjen rrobat, se sa të ulet mbi varr.
• Mekruh (punë e papëlqyeshme ) është të flesh në mes kohës së namazit të akshamit dhe të jacisë.
• E pa pëlqyeshme është të thuash ndihem keq, por duhet thënë nuk ndihem mirë.
• Fyerja e një muslimani është mëkat ndërsa vrasja e tij është kufr (mosbesim).
• Duhet përkujtuar njerëzve që në momentet e vdekjes të thonë: LA ILAHE ILALLAH.

• Kur i krishteri të përshëndet me selam përgjigju me ve alejkum.
• Kaptina Talak dhe Tahrim fillojnë me “O pejgamber … .
• Zilia shkatërron veprat e mira sikur zjarri që djegë drutë.
• Njeriu i verbër mund të jetë imam.
• Ebu Ubejde Amr in Xherrah e ka mbytur babanë e tij në Beder.

• Munafikët ngritën me vështirësi në namaz dhe pak e përmendin
Allahun xh.sh.
• Israja dhe Mi’raxhi kanë ndodhur dy vite para Hixhretit.
• Muslimanët katapultin e parë e kanë zënë në betejën Hajberit.
• Llogaritjen e kohës sipas kalendarit lunar e ka aplikuar halifi Omer iben Hattab r.a.
• Personit, i cili është duke fjetur, deri sa të zgjohet, fëmiut derisa të hyjë në moshën madhore dhe të çmendurit derisa të mos shërohet, nuk iu shkruhen veprat.

• Mushaf, i pari me këtë emër e ka quajtur Ebu Bekri r.a.
• Thesarin e shtetit (Bejt el mal) i pari e ka themeluar Bekr Ebu r.a.
• Omer iben Hattab r.a. si kalif, gjatë natës i ka vizituar njerëzit nëpër shtëpia për t’i parë se si jetojnë.
• Allahu xh..sh. është më afër njeriut se sa damari i qafës.
• Shumica e xhennetlinjve janë të varfëritë (e kësaj bote).

• Hilafetin Islamik e ka ndërpre Mustafa Kemal Ataturku në vitin 1924.
• Njeriu i fortë është ai që e frenon veten në zemërim.
• Kryerja e Umres në muajin Ramazan e ka vlerën e Haxhxhit.
• Në kohën xhahilijetit , Hitixheja r.a. e ka pasur pseudonimin-ofiqin Tahira (E pastër).
• Sureja më e shkurtër në Kur’an është Kevther.

• Muaji i fundit në kalendarin e hixhretit, është dhul-hixhxhe.
• Të qeshurit e tepruar e mbyt ose e pasivizon zemrën.
• Hatixheja r.a. është shpërngulur në Ahiret në moshën 65 vjeçare.
• Muhammedi a.s. ka marr pjesë njëzetetetë beteja.
• Komandanti më i ri i ushtrisë muslimane ka qenë Usame iben Zejd r.a.

• Shpata e Muhammedit a.s. është quajtur Zulfikar.
• Guraja e parë që e ka mbuluar Qabenë me mëndafsh është Ummu Abbas Abdul Muttalib r.a.
• Allahu xh.sh. e ka frymëzuar bletën.
• Xhenneti është i mbuluar (i rrethuar) me pakënaqësitë e kësaj bote, kurse xhehenemi është rrethuar (i mbuluar) me kënaqësitë e kësaj bote.
• Mjeti fluturues me të cilin e ka kryer Muhammedi a.s. Mi’raxhin është quajtur Burak.

• Vendet më të urryera për Allahun janë tregjet.
• Kush ia mbulon vëllait të tij një turp në këtë botë, Allahu xh.sh.do t’ia mbuloi atij në Ditën e Gjykimit.
• Duhet shfrytëzuar pesë gjëra para se të vijnë pesë të tjera: jetën para vdekjes, shëndetin para sëmundjes, kohën e lirë para angazhimit, rinin para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë.
• Vendet më të dashura për Allahun xh.sh. janë xhamitë.
• Kushdo që ia kthen shpinën Islamit, do të ringjallet i verbër.

• Xhamia e parë me një minare ka qenë Xhamia Emevive në Damask.
• Ajsheja r.a., prej grave, ka transmetuar më së shumti hadithe nga Muhammedi a.s.
• Velid iben Mugire është i pari i cili i ka zbathur këpucët në Haremi sherif në Mekke.
• Falja e namazit të Teravisë më xhemat ka filluar në kohën e halifit Omer iben Hattabit r.a.
• Namazi i parë në të cilin muslimanët janë kthyer në drejtim të Mekës, është namazi i ikindisë.
• Në kohë e halifit Omer iben Abdul Aziz, njerëzit nuk kishin kujt t’ia jepnin zekatin (njerëzit ishin të pasur).

Përktheu dhe përshtati:
Esat Rexha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit